Të paktën katër persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi shpërthimet tronditën një bllok banesash në Hagë, Holandë.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Jan van Zanen, tha se nuk dihet se sa njerëz janë ende të zhdukur.
As shkaku i shpërthimeve nuk është ende i qartë, por policia holandeze tha se një veturë u largua “me shpejtësi shumë të madhe” pak më vonë dhe ka apeluar për dëshmitarë, shkruan BBC.
Van Zanen tha se mundësia që të mbijetuarit të nxirren nga rrënojat ishte e vogël dhe i kërkoi komunitetit të përgatitet për një “skenar të rastit më të keq”.
Më herët mendohej se deri në 20 persona mund të ishin në banesa në momentin e shpërthimit, por kryebashkiaku nuk pranoi të spekulonte për këtë.
Ndërkohë, policia holandeze tha se një trup i katërt ishte gjetur, me një person të pestë të shtruar në spital.


