KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Janë afër 200 prokurorë e 400 gjykatës në Kosovë, jam kryeministër që s’ua kam numrin e telefonit
Politikë

Kurti: Janë afër 200 prokurorë e 400 gjykatës në Kosovë, jam kryeministër që s’ua kam numrin e telefonit

Kosova News
Kosova News 12:00 -04/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri, Albin Kurti, ka përsëritur në kuvend se nuk e ka numrin e asnjërit prej gjykatësve e as të prokurorëve në Kosovë.

Këtë deklaratë, Kurti e bëri pasi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e akuzoi qeverinë për keqpërdorim të 12 milionë eurove në shëndetësi.

Shefi i qeverisë tha se për çfarëdo pretendimi për korrupsion e krim kudo në institucione, s’do ta ketë mburojën apo mbështetjen e tij.

“Ju porsa e shpjeguat pse disa gjëra nuk janë kryer në të kaluarën, sepse ju e keni pasur logjikën e shtetit-parti, e të partisë-shtet. Unë subjektin tim s’e kam përmendur asnjëherë. Unë nuk thash që këtë e kanë bërë anëtarët e subjektit tim ku jam kryetar. E kanë bërë zyrtarët e shtetit, zyrtarët e doganave, zyrtarët e policisë dhe të tjerë. Shteti i cili është i përbashkët i ka arrit këto suksese. Por nëse ne kemi merita është që ne e kemi çliruar shtetin për t’i bërë këto veprime, sepse përpara ka dirigjuar partia, partia ka thënë bën, partia ka thënë s’bën dhe partia ka thënë a e kemi njeriun tonë atje, jo sa cilësor është për nga profesionalizmi e sa i ndershëm është për nga integriteti. Ky është dallimi i madh”.

“Unë asnjëherë nuk them që këtë e ka bërë një subjekt i caktuar politik, as ai që e drejtoj unë dhe në anën tjetër, janë afër 200 prokurorë në Kosovë, janë afër 400 gjykatës, unë jam kryeministër i Kosovës që nuk e kam numrin e telefonit të asnjërit prej tyre, edhe çfarë pretendimi për korrupsion për krim kudo në institucione, një gjë ua garantoj, kurrë s’do ta ketë mburojën apo mbështetjen e kryeministrit sa të jem unë ai”.

Kryeministri tutje tha se nuk është i kënaqur me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Të gjitha pretendimet që bëhen jam i interesuar që të hetohen. A jam unë i kënaqur me sistemin e drejtësisë, sigurisht që jo, mendoj që gjyqësori nuk është mjaftueshëm efikas. Prandaj edhe po e duam vettingun, që të bëhet prokuroria aktive dhe gjyqësori efikas. Mirëpo unë ju them një gjë, që nuk e mbroj askënd dhe nuk e kam numrin e asnjërit”, tha Kurti,

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kosova News 04/08/2022 04/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?