KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shaban Gogajt i refuzohet kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit
Siguri

Shaban Gogajt i refuzohet kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit

Kosova News
Kosova News 13:09 -06/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Pejë e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e të autorizuarit të të dënuarit Shaban Gogaj, avokatit Besnik Berisha, për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për Gogajn dhe e ka obliguar këtë të fundit që të lajmërohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për fillimin e mbajtjes së dënimit, pas plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi.

Ndaj Gogajt, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, Gjykata e Apelit përmes vendimit të 3 tetorit 2024 ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim. Kurse, më 24 tetor, Supremja e kishte liruar nga masa e paraburgimit.

Në aktvendimin e marrë më 25 nëntor 2024 nga Gjykata Themelore në Pejë, thuhet se më 21 nëntor 2024, i dënuari Gogaj përmes të autorizuarit të tij, avokatit Berisha, ka parashtruar kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, me arsyetimin se është në gjendje të rënduar të shëndetit mendor për shkak se ka qëndruar nën masën e paraburgimit për një periudhë prej më shumë se gjashtë vitesh dhe se gjatë kësaj periudhe nuk ka mundur ta shfrytëzojë asnjërin nga beneficionet e parshikuara për të dënuarit.

Aty thuhet se periudha e gjatë në izolim, ia ka rënduar pozicionin personal e social, e që keqësimi i shëndetit mendor ka bërë që të kishte tendenca vetëvrasëse.

“…si pasojë, me datë 24.04.2020, Institucioni korrektues e kishte konsideruar si person me potencial për të kryer vetëvrasje, duke e vendosur në programin “përcaktimi i rrezikut për vetëvrasje”, thuhet në vendim.

Themelorja, po ashtu thekson se pas lirimit nga paraburgimi, familjarët të shqetësuar për gjendjen e përkeqësuar të Gogajt, e kishin dërguar atë për kontrolle mjekësore, ku i ishte rekomanduar familjarëve kujdes i shtuar ndaj gjendjes së tij, pasi thuhej se si pasojë e veprës së kryer nga pakujdesia është shoqëruar me ndjenja faji, vetëvlerësim negativ dhe humbje të vullnetit për jetën.
Andaj, bazuar në këto i ishte kërkuar kryetarit të Gjykatës që të aprovohet kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit deri në përmirësim të gjendjes shëndetësore të Gogajt.

Gjykata pa shqyrtimit të shkresave të lëndës, vlerësoi kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të dënimit dhe bazuar në provat e bashkëngjitura, konstatoi se kërkesa është e pabazuar, me arsyetimin se të dhënat e parashtruara në atë kërkesë nga ana e të dënuarit, nuk kanë bazë të mjaftueshme ligjore, për të cilat do vendosej të shtyhej ekzekutimi i vuajtjes së dënimit.

Po ashtu, kërkesën në fjalë me arsyetimin e problemeve me shëndetin mendor, shkalla e parë e gjeti të pabazuar edhe për faktin se shërbimi mjekësor që ofrohet në Shërbimin Korrektues të Kosovës është i mjaftueshëm për trajtimin e të dënuarit dhe ruajtjen e gjendjes së tij shëndetësore stabile./Betimi për Drejtësi

Gjithashtu lexoni:

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Kosova News 06/12/2024 06/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit
18:25 -30/07/2026
Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së
18:22 -30/07/2026
Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut
18:03 -30/07/2026
Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar
18:01 -30/07/2026
Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
16:07 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?