KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Albin Kurti
Home » Kurti i përgjigjet opozitës: Mos më shitni patriotizëm dhe moral, se ju njohim mirë
Politikë

Kurti i përgjigjet opozitës: Mos më shitni patriotizëm dhe moral, se ju njohim mirë

Kosova News
Kosova News 11:32 -04/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat në veri dhe reciprocitetin me letërnjoftime me Serbinë.

Sipas Kurtit, 11 vjet ka pasur pritje për zbatimin e këtyre vendimeve, ndërsa tash për një muaj ka nxitim.

Kurti përsëriti se Beogradi zhvilloi një fushatë të egër dezinformimi dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse shtyu zbatimin e dy vendimeve të Qeverisë.

“Ajo që është dashur të ndodhë para 11 vjetëve, ne po fillojmë ta zbatojmë tani. 11 vjet ka pasur pritje, ndërsa tash në më pak se një muaj ka nxitim. Ky një muaj qenka më i rëndë se ato 11 vjet. Për shkak të fushatës së madhe të dezinformimit që është bërë nga Beogradi, ne kemi pranuar te faktorët ndërkombëtarë që ta shtyjmë zbatimin e vendimin deri në shtator. Nga ne është bërë mjaftueshëm, por është zhvilluar një fushatë e egër nga Beogradi. Janë barrikada që vijnë nga lartë. Me punë dhe angazhim gjithçka do ta përmbyllim mirë. Ne jemi të vendosur në këtë që bëjmë. Në rrethanat që ndodhemi, e kemi marrë vendimin më të mirë të mundshëm. Më mirë me 1 shtator se hiç. E edhe më mirë do të ishte të zbatohej që nga viti 2011, kur u arrit marrëveshja në Bruksel”, ka thënë Kurti në Kuvend.

- Reklamë -

“Mos më shitni patriotizëm dhe moral se ju njohim mirë”, u shpreh Kurti në fund duke iu kundërpërgjigjur opozitës.

Gjatë seancës së sotme deputetët e opozitës vklerësun se nuk pati koordinim me faktorin ndërkombëtar për masat e marra nga Qeveria.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka gatishmëri të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë, pasi sipas tij, një gjë të tillë do ta fillonte me reciprocitetin ekonomik.

Kurse deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka këmbëngulur se s’ka pasur koordinim të duhur me partnerët ndërkombëtarë për çështjen e targave në veri dhe reciprocitetin me letërnjoftimet.

“Është fakt që koordinim të brendshëm nuk ka pasur dhe duket që as koordinim të duhur me partnerët ndërkombëtarë nuk ka pasur”, ka thënë Hoti në Kuvend.

E shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se vendimi i Qeverisë për reciprocitet me Serbinë për letërnjoftimet dhe për pajisjen e qytetarëve serbë të veriut me targat “RKS” ka qenë plotësisht i koordinuar me faktorin ndërkombëtar.

Ajo tutje ka kritikuar partitë opozitare për deklaratat e tyre për kinse moskoordinim me faktorin ndërkombëtar, e që sipas saj më së miri këto deklarata i demantoi ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Ditë më parë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se dy masat e Qeverisë së Kosovës, ajo për reciprocitet për dokumente dhe ajo për targa, ishin në përputhje me faktorin ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Tëitter, Hovenier ka thënë se ShBA-ja e mirëpret vendimin e Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave, deri më 1 shtator.

“ShBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Kusari-Lila ia kujton opozitës: Reciprociteti ishte i koordinuar me faktorin ndërkombëtar

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News 04/08/2022 04/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?