KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët shëndetësorë me protestë kërkojnë rritje page
Politikë

Punëtorët shëndetësorë me protestë kërkojnë rritje page

Kosova News
Kosova News 13:41 -05/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët shëndetësorë kanë protestuar të enjten para Qeverisë së Kosovës me kërkesën për rritje të pagës dhe rikthim të dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë. 

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri ka thënë se shëndetësia është e shkatërruar dhe kërkon trajtim më të dinjitetshëm ndaj punëtorëve shëndetësorë nga Qeveria.

“Sot jemi për herën e dytë në protestë, jemi për shkak të mbylljes së dialogut social nga ana e ministrisë nga partneri ynë për dialog social. Kërkesat janë të njëjta mos nënshkrimi i kontratës kolektive. Ndihemi të hendikepuar në terren sepse na kanë hequr shumë benefite dhe është një obligim ligjor. Kishim një kontratë kolektive një anshëm e kanë shkëputur vetëm nga një palë. Ajo nënshkruhet nga dy palët me premtimin se do të bëhet një kontratë më. E favorshme dhe në fund thotë që nuk kemi kontratë kolektive, na kanë bërë të dalim në rrugë”, ka thënë ajo.

Imeri ka pasur kritika për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilin e akuzoi se nuk viziton klinikat të cilat kanë kushte të mjerueshme.

“Çështja tjetër është moszbatimi i aktgjykimit në Gjykatën Kushtetuese, i cili i njeh të drejtat siç është zbritja e pagës e sektorit shëndetësor. Për këtë arsye jemi për ta ngritur zërin, çështja tjetër është ulja e përvojës punës, premtimi për një rritje të një gjysmë koeficient. Jemi konfuz për faktin se nuk e dimë se çka po ndodh po ashtu kemi pakënaqësi. Kërkesat tona janë të qarta, nuk ka asgjë të paqartë, ka vetëm mosrespektim të drejtave të pagave. Ministri nuk flet për zbritjeve të pagave. Ministri del vetëm që të prej shirita, nuk shkon ku nuk ka renovime e as ku pikë uji në klinika çdo ditë. Nuk kanë as kushtet elementare, ata nuk janë duke ikur vetëm për paga, por edhe prej trajtimit të padinjitetshëm. As shampon të duarve nuk kanë, mos të flasim për më tepër. Thellësisht shëndetësia është e shkatërruar”, ka thënë Imeri.

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kosova News 05/12/2024 05/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?