Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar listës për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i këtij subjketi Memli Krasniqi, ka thënë se sot e mirëpresin një zë të ri në PDK.
“Ky zë është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Por është pikërisht babai i tij Jakup Krasniqi i cili ishte larguar nga PDK-ja pas përçarjeve të mëdha që ndodhën në këtë parti në vitin 2014. Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj në atë kohë formuan një parti të re politike “Nisma për Kosovën”. Kjo përçarje kulmoi pas skandalit të aferës pronto ku në këto përgjime u dëgjuan eksponentët kryesorë të PDK-së siç ishin Hashim Thaçi, Adem Grabovci e Sami Lushtaku duke drejtuar fyerje të rënda ndaj kryeparlamentarit të asaj kohe Jakup Krasniqi.
Ish kryeministri Thaçi e quante me mbiemra rus z. Krasniqi si “Jakupovski”, ndërsa Sami Lushtaku e shante me nënë “Ah nanën pa ja.. mos e lafsha bash me kanë i biri Adem Jasharit” e gjithfarë shprehjesh e fyerjesh të tjera banale.
Megjithatë sot djali i Jakup Krasniqi nuk zgjodhi që t’i bashkangjitet shokut të babait të tij Fatmir Limaj i cili nuk e la asnjëher vetëm, por vendosi të hyjë në një listë të përbashkët me Adem Grabovcin e PDK-së.
Këtu mund t’i dëgjoni fyerjet e zyrtarëve të PDK-së ndaj z.Krasniqi
https://www.facebook.com/share/p/1LiDDaKGj2/


