KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila skeptike për progresin në dialog: Asociacionin mund ta përgatisin institucionet e vendit
Politikë

Kusari-Lila skeptike për progresin në dialog: Asociacionin mund ta përgatisin institucionet e vendit

Kosova News
Kosova News 13:25 -04/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është skeptike se do të ketë progres në dialog, pavarësisht caktimit të takimit të kryenegociatorëve më 17 dhjetor në Bruksel. Sipas saj, është e vështirë që në fund të mandatit të ekzekutivit kosovar por edhe të ndërmjetësit të BE-së, Miroslav Lajçak, të ketë një kthesë të madhe drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur vitin e kaluar.

Kusari-Lila, në një intervistë për KosovaPress thotë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përfshira në hartimin e draft-statutit të Asociacionit, pavarësisht presionit ndërkombëtar që të dërgohet draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatë Kushtetuese.

Pas disa sulmeve në veri të vendit përfshirë dy sulmet terroriste atë të Ibër Lepencit dhe rasti Banjska si më të rëndat kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kushtëzuar dialogun dhe ka pasur pikëpyetje për vazhdimësinë e këtij procesi.

“Është paksa e vështirë që të besohet që afërsisht në takimin e fundit në këtë legjislaturë apo mandat qeverisës në Kosovë mund të ketë ndonjë kthesë të madhe. S’ka ndonjë progres apo ndryshim nga qasja e Serbisë që e ka pasur në dialog. Prandaj nëse ka të bëjë me pajtueshmërinë e palëve për t’u dakorduar me rrugën përpara unë kam hezitim se mund të presim diçka shumë pozitive, si rezultat të përgjithshëm nga ajo çka kemi pasur më herët. E kam thënë edhe më herët, dihet se ku është problemi në vazhdimësi me zbatimin e marrëveshjeve dhe ngecjeve e shkeljeve që i janë bërë asaj. Adresa është në Beograd dhe presioni duhet të drejtohet atje. Tash sa do të arrihet që brenda një takimi të radhës në Bruksel të tejkalohet kjo mbetet të shihet”, thotë ajo.

Sipas saj, komunat veriore duhet të jenë të përfshira dhe të nisin themelimin e një mekanizmi si Asociacioni, andaj thekson se procesi i hartimit të një draft-statuti duhet të bëhet pas zgjedhjeve lokale në vitin 2025.

“Zgjidhja është gjithmonë që institucionet e Kosovës të jenë të angazhuara në përgatitje ne draftit, dakordimin dhe vlerësimin e rrethanave edhe në teren. Mbi të gjitha një proces i tillë është paksa i vështirë të mendohet para zgjedhjeve lokale që janë në vjeshtën e vitit 2025. Duhet të ketë përfshirje edhe të komunave dhe natyrisht trajtim dhe diskutim të mirëfilltë mbi proceset përpara… Asociacioni është çështje e Kosovës. Është e vërtetë se ka qenë marrëveshje e dialogut, por në vazhdimësi zbatimi dhe kompetencat e përgjithshme dhe obligimet janë për Kosovën. Serbia përveç diskutimit në raport me komunitetijn serb në Kosovë, por përgjegjësitë të tjera nuk janë për çështjen e Asociacionit”, thekson Kusari-Lila.

Duke folur për raportet ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se dallimet e tyre janë të kapërcyeshme.

Përkitazi me këtë, ajo thekson se komunikimi në nivel të lidershipit aktual të Kosovës po vazhdon pavarësisht çfarëdolloj diference që mund të ketë.

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kosova News 04/12/2024 04/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?