KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U raportua për punësim të vajzës së tij në ministrinë e Bujqësisë, Bulliqi: Fushatë politike e qëllimshme, dashakeqe
Politikë

U raportua për punësim të vajzës së tij në ministrinë e Bujqësisë, Bulliqi: Fushatë politike e qëllimshme, dashakeqe

Kosova News
Kosova News 18:43 -03/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas disa raportimeve të pavërteta në media, kinse njëra nga vajzat tij ka përfituar 15,000 mijë euro nga projekti i Ministrisë së Bujqësisë.

Këtë gjë, kryetari Shpejtim Bulliqi e quan shpifje dhe të pavërtëte, pasi sipas tij vajza e tij e vogël ka qenë perfituese e një projekti të Bankës Botërore dhe jo nga Ministria e Bujqësisë.

“Pretendimi se vajza ime më e vogël, Njomëza, ka përfituar 15,000 € nga një projekt i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është krejtësisht i pavërtetë. Njomëza e ka fituar një projekt nga Banka Botërore (dhe jo nga Ministria e Bujqësisë siç po raportohet) përkundër kësaj ajo është tërhjekur nga realizimi i projektit për shkak të angazhimeve të tjera me datën 1 gusht.”, ka thënë Bulliqi.

Tutje, kryetari Bulliqi tha vajza është tërhjekur nga projekti i Bankës Botërore nga data 1 gusht i këtij viti, përshkak të angazhimeve të tjera të saja.  

Bulliqi, po ashtu ka potencuar që nëse shpifjet e tilla vazhdojnë, ai do të ndjekë rrugë ligjore si dhe do të kërkoj përgjegjësi për çdo dëm që iu është shkaktuar atij dhe familjes e tij.

“Të nderuar qytetarë,

Përmes këtij reagimi publik, shpreh indinjatën time të thellë ndaj disa portaleve, të cilat kanë nisur një fushatë të ulët shpifjesh dhe sulmesh të pabaza ndaj familjes sime, duke përfshirë fëmijët e mi. Këto përpjekje për diskreditim personal dhe familjar janë të turpshme dhe të papranueshme.

Së fundmi, disa media kanë publikuar informata të pavërteta, sikur unë paskam punësuar vajzat, djalin dhe dhëndrin në institucione shtetërore. Sikur të mos mjaftonte kjo, shpifjet kanë shkuar më tej, duke përhapur akuza absurde për përfshirjen e fëmijëve të mi në projekte e organizata ndërkombëtare.

Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një fushatë politike e qëllimshme dhe dashakeqe, e cila synon të dëmtojë emrin tim dhe familjen time. Shpifje të tilla janë bërë më parë, por unë kam zgjedhur gjithmonë të qëndroj i heshtur, duke i dhënë përparësi maturisë dhe etikës. Megjithatë, duke parë intensifikimin e këtyre sulmeve të ulëta, jam i detyruar të reagoj publikisht për të mbrojtur integritetin tim dhe të familjes sime.

E vërteta është kjo:

Të katër fëmijët e mi kanë përfunduar studimet master në institucione shtetërore të vendit dhe çdo arritje profesionale e tyre është rezultat i punës dhe meritës së tyre, jo i ndërhyrjeve të mia.

Vajza ime e dytë, Egzona, e cila pretendohet se është e punësuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit që nga viti 2022, ka dy vite që punon në një institucion tjetër.

Pretendimi se vajza ime më e vogël, Njomëza, ka përfituar 15,000 € nga një projekt i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është krejtësisht i pavërtetë. Njomëza e ka fituar një projekt nga Banka Botërore (dhe jo nga Ministria e Bujqësisë siç po raportohet) përkundër kësaj ajo është tërhjekur nga realizimi i projektit për shkak të angazhimeve të tjera me datën 1 gusht.

I kujtoj mediave se kanë për detyrë të verifikojnë informacionet para publikimit dhe jo të shndërrohen në instrumente të shpifjeve. Nëse kjo fushatë shpifjesh vazhdon, do të ndjek rrugën ligjore dhe do të kërkoj përgjegjësi për çdo dëm që më është shkaktuar mua dhe familjes sime. Integriteti im dhe i familjes sime nuk do të bëhet pre e lojërave të pista politike apo sensacionalizmit mediatik.

Me respekt,

Shpejtim Bulliqi”, ka shkruar kryetari Bulliqi në një postim në facebook.

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kosova News 03/12/2024 03/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?