Pas miratimit të rezolutës që kërkon marrjen e masave nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar edhe ligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Po ashtu, Kuvendi ka miratuar me 71 vota për edhe raportin vjetor të Agjencisë për informim dhe privatësi për vitin 2021, si dhe me 61 vota për e 1 votë kundër është miratuar edhe raportin vjetor të KOST-it për vitin 2021.
E votat e mjaftueshme i kanë marrë edhe dy vendimet e Qeverisë, ai për hartimin e planit hapësinor të Kosovës si dhe ai për hartimin e planit hapësinor për parkun kombëtar ‘Sharri’.
Gjithashtu, me 73 vota për Kuvendi e ka ratifikuar Maja Martinoviq si anëtare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, me mandat pesëvjeçar.


