KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamberi: Me shqiptarët, Serbia injoruese ndaj rekomandimeve të BE-së
Politikë

Kamberi: Me shqiptarët, Serbia injoruese ndaj rekomandimeve të BE-së

Kosova News
Kosova News 17:24 -03/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kur është fjala për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Serbia, nuk përfillë as rekomandimet që vijnë nga Brukseli.

Kamberi tha se në Raportin e Progresit të Serbisë për vitin 2024, në kapitullin për të drejtat e pakicave, Komisioni Evropian, veç çështjes së masivizimit, gjuhës së urrejtjes, theks të veçantë është vënë edhe në pozitën e nënpërfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe polici.

“Komisioni Evropian, me këtë rast, kërkon veprim të menjëherhshëm në përmbushjen e objektivave të “Planit aksional për integrimin e shqiptarëve”. Është fjala për një dokument të nënshkruar mes Këshillit kombëtar shqiptar, në krye me Ragmi Mustafin, OSBE-së, dhe Ministrisë për të drejtat e njeriut, të përkrahur nga Delegacioni i BE në Serbi dhe Këshilli Evropës për mes të cilit janë definuar hapat e integrimit të plotë të shqiptarëve në administratën publike e polici në periudhën 2022 – 2026, realizimi i të cilit, as tani, në fund të vitit 2024, nuk është filluar”.

“I vetëdijshëm për pengesat që Serbia i bën realizimit të këtij Plani, Komisioni Evropian në raportin të Progresit për 2024 ka shkruar duhet të fillojë “Zbatimi i planit të veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione duhet të përshpejtohet dhe të çojë në përmirësime të prekshme. Pakicat kombëtare mbeten të nënpërfaqësuara në administratën publike dhe policinë”, shkroi Kamberi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Kamberi tha se kur vjen puna të ndërmarrja e veprimeve konkrete në terren, qeveria serbe vepron në kundërshtim me rekomandimet e BE-së, teksa e përmendi rastin e fundit, atë të Gjykatës për kundërvajtje në Preshevë, në krye të  së cilës, sipas tij, është emëruar një gjyqtare serbe, duke i injoruar gjykatësit shqiptarë.

“Në seancën e 28 nëntorit të këtij viti, në krye të Gjykatës për kundravjatje në Preshevë, komunë me mbi 95 % shqiptarë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit në Serbi, emëroi Aleksandra Kuzmanoviq, duke margjinalizuar kështu kuadrot shqiptare”.

“Gjykata themelore (komunale) në Preshevë është shuar më 2011, në kuadër të reformës së gjyqësorit me moton “Drejtësia më afër qytetarit). Vlen të përmendet se në Preshevë, po ashtu, UD i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit para dy viteve është emëruar një mjek nga komuniteti serb që përbëjnë vetëm 3% të popullatës së kësaj komune”, thuhet në reagim.

Sinani: Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 03/12/2024 03/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?