KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngjarja tragjike e familjes shqiptare në Florida, flet vëllai i viktimës: Sabrina e tradhtoi, Pajtimi do divorcohej
BotëSiguri

Ngjarja tragjike e familjes shqiptare në Florida, flet vëllai i viktimës: Sabrina e tradhtoi, Pajtimi do divorcohej

Kosova News
Kosova News 12:11 -03/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ngjarja tragjike që ndodhi në Florida disa ditë më parë, kur modelja Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj shqiptar, Pajtim Krasniqi dhe më pas i mori jetën edhe vetes në apartamentin e tyre luksoz në Hallandale Beach.

Në një intervistë për “New York Post”, vëllai i viktimës tregoi se Pajtimi , sipas tij kishte zbuluar tradhtinë e Sabrinës dhe nga frika e një divorci të mundshëm, ajo i mori jetën partnerit të saj dhe më pas veten.

“Ne pamë shumë shenja, dhe tani gjithçka ka kuptim”, tha Arben “Benny” Krasniqi për “New York Post”, referuar sjelljes së 27-vjeçares, e cila qëlloi me 5 plumba bashkëshortin në ballkonin e banesës së tyre luksozve në Florida, pak pas mesnatës së të mërkurës.

Ndërsa 43-vjeçari shtoi: “Por ata ishin të dashuruar dhe kurrë në një milion vjet nuk kemi menduar se diçka e tillë mund të ndodhte. Kishte tradhti nga ana e saj. Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori lehtë. Dhe vendosi t’i merrte jetën vëllait tim.”

Fqinjët u thanë policëve se kishin dëgjuar debate në banesën e çiftit shqiptar përgjatë një jave, para se të ndodhte edhe krimi i dyfishtë. Sipas tyre, ata debatonin si brenda banesën ashtu edhe në ballkon.

Benny tha se vëllai i tij 34-vjeçar, i cili u rrit në The Bronx, ishte një tregtar, i cili merrej me pasuri të paluajtshme dhe kriptomonedha.

“Ai ishte një gjeni. Ne të gjithë thjesht po përpiqemi ta përballojmë. Nëna ime është e shkatërruar. Ne kemi humbur dikë që ishte kaq i sinqertë, kaq i dashur, inteligjent dhe punëtor dhe thjesht i pazëvendësueshëm, dhe kjo e ka shkatërruar familjen tonë. Vëllai im ishte plot jetë, ambicie. Dhe e gjithë kjo na është hequr nga një veprim egoist i një personi. Një akt tjetër egoist nga Sabrina dhe ajo mori vëllanë tim me vete”, tha ai.

Pasi u dëgjuan të shtënat policët gjetën trupat e çiftit në ballkon në katin e 45-të të ndërtesës. Të dytë u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Gjithashtu lexoni:

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Kosova News 03/12/2024 03/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?