KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Dikush duhet të mbajë përgjegjësi” – Ganimete Musliu kërkon shkarkime pas sulmeve në veri
Politikë

“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi” – Ganimete Musliu kërkon shkarkime pas sulmeve në veri

Kosova News
Kosova News 13:56 -01/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc dhe gjetjes së arsenalit të armatimit në veri, nuk mund t’i ikim pyetjes se “ku është shteti?”.

Musliu në një postim në Facebook, ka shkruar se situata alarmante në veri nuk mund të mbetet në kuadrin e profilizimit mediatik të Kurtit, dhe se këto sulme shpalosin një mangësi të theksuar  të kontrollit shtetëror në gjithë territorin.

“Situata alarmante në veri nuk mund të mbetet në kuadrin e profilizimit mediatik as të Albinit e as të fansave të tij si Dimali, Mufali dhe Enveri , por duhet të hetohet seriozisht  dhe te merren masat adekuate ndaj atyre që cenojnë sigurinë tonë dhe atyre që janë emëruar në krye të institucioneve që janë të thirrura për të garantuar sigurinë tonë.

Këto sulme shpalosin një mangësi të theksuar  të kontrollit shtetëror në gjithë territorin e sidomos në atë pjesë ku tensionet dhe sfidat për sigurinë janë të pranishme për një kohë të gjatë.

Dhe pikërisht për këtë, sot, ne duhet të bëjmë vetëm një pyetje: Si mund të ndodhin sulme të tilla terroriste brenda një periudhe kohore kaq të shkurtër, pa u kapur në kohë nga organet tona shtetërore?”, ka shkruar Musliu.

Deputetja ka theksuar se për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin e identifikimit dhe parandalimit të këtyre sulmeve.

“Në këtë kontekst është e pamundur të mos vëmë në  pikëpyetje seriozitetin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Drejtorit të AKI dhe Drejtorit të Policisë së Kosovës e mbi të gjitha të Kryeministrit të vendit.  Dikush duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin në identifikimin dhe parandalimin e këtyre aktiviteteve që po rezultojnë në sulme terroriste. Kryeministri i këtij vendi, ashtu siç i ka emëruar, duhet edhe t’i shkarkojë  për mos zbatim dhe lëshime të rënda të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejtë sigurinë e qytetarëve dhe kanë cenuar integritetin e shtetit”, ka deklaruar Musliu.

Musliu ka theksuar se veriu i vendit nuk guxon të përdoret si kartë elektorale nga asnjë parti.

“Por kjo nuk guxon në asnjë mënyrë të na step për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi përmes një hetimi të menjëhershëm dhe serioz. Hapi i parë në një situatë të tillë, është shkarkimi i personave përgjegjës, në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve për institucionet tona  dhe të sigurohet një kontroll i plotë dhe efikas mbi territorin e vendit.  Paralelisht duhet të bëhet e pamundura për të identifikuar dhe kapur kryerësit e këtyre akteve terroriste”, ka deklaruar Musliu.

Deputetja e PDK-së ka shtuar se këto akte terroriste nuk mund të mbulohen me propagandë dhe me sulme të shëmtuara në drejtim të opozitës.

“Këto akte terroriste duhet të dënohen dhe të sanksionohen me ligj dhe vendosmëri politike. Albin, bëjë njëherë në jetën tënde një akt si një kryeministër normal dhe shkarko Ministrin e Punëve të Brendshme, Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e AKI-së. Vetëm atëherë ne dhe qytetarët mund të besojmë që e ke seriozisht e jo për shfaqje”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 01/12/2024 01/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?