KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një vit pas vrasjes së Liridona Ademajt, Prokuroria s’ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve
Siguri

Një vit pas vrasjes së Liridona Ademajt, Prokuroria s’ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve

Kosova News
Kosova News 21:08 -29/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 29 nëntor të vitit 2023 është vrarë Liridona Ademaj, gjatë një grabitjeje të inskenuar. Tre të dyshuarit kryesorë, nga të cilët edhe bashkëshorti i saj, ndodhen në paraburgim, por ndaj tyre ende nuk është ngritur aktakuzë. Familjarët e së ndjerës bënë apel për veprime të shpejta dhe për dënim maksimal.

Është bërë një vit nga vrasja e Liridona Ademajt e për rastin nuk është ngritur ende aktakuzë. Në njëvjetorin e vrasjes, familjarët e së ndjerës kanë kërkuar nga institucionet që sa më parë të nisë procesi gjyqësor. 

“Ngritja e një aktakuze sa më shpejt dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin dashamirës të Kosovës. Vrasja e Liridona Ademajt ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të tretë, duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkëkryerësit Naim Murseli, sipas porosisë së tij, në mënyrë shumë dinake”, ka thënë Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës. 

I dyshuar për organizimin e vrasjes së Liridonës është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes. Pas tij u arrestua edhe Granit Plava si doras dhe Kushtrim Kokalla si i dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale.

Të tre ndodhen në paraburgim që nga 3 dhjetori i 2023-tës.
Në Prokurorinë Themelore nuk treguan se pse nuk ka aktakuzë apo kur do të ngrihet ajo.  

“Çështja penale, së cilës i referoheni, është akoma në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe pasi që hetimet lidhur me këtë çështje janë në vazhdim e sipër, nuk është e mundur të ofrohen më shumë informata lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. 

Avokati Anton Nrecaj, i cili drejton qendrën për ndihmë juridike dhe zhvillim rajonal – Klard, thotë se ndonëse Prokuroria ka ende afat ligjor që të vazhdojë hetimet, ajo duhet të jetë më transparente për këtë rast.

“Publiku dhe ne si qytetarë që jetojmë këtu në Kosovë, natyrisht që kërkojmë dhe presim që ky proces jo të ketë një përfundim, po të ketë një fillim të mirëfilltë dhe në fund drejtësia të vihet në pah. Ne e kemi humbur një qytetare të Republikës së Kosovës, nga një vrasje e cila është vërtet vrasje shumë e rëndë që ka ndodhur në prezencë, dhe mu në mes të rrugës dhe në prezencë të fëmijëve, domethënë të të miturve”, ka deklaruar Ndrecaj. 

E, në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se rëndësi kryesore ka kualiteti i hetimeve.

“Po flasim për një viktimë grua, e cila është vrarë në rrethana të rënda. Me vetë faktin se mund të kërkohet bashkëpunim juridik ndërkombëtar, e cila nuk varet nga ana e Prokurorisë, por varet nga bashkëpunimi me shtete të ndryshme të Evropës, mund të themi që mund të arsyetohen ndoshta vonesat… Në asnjë rrethanë nuk guxon të dëmtohet sistemi i kualitetit të hetimeve në mënyrë që të kemi një aktakuzë të fortë, që lehtësisht mund të mbrohet në gjykatë”, ka thënë Ehat Miftaraj – drejtor Ekzekutiv i IKD-së

Rasti i vrasjes së 39-vjeçares fillimisht u raportua nga Policia si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Sipas dosjes së Prokurorisë, bashkëshorti Naim Murseli kishte pajisur me armë dorasin dhe së bashku inskenuan një grabitje.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Kosova News 29/11/2024 29/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?