KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Ismet Bahtijarit
Siguri

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Ismet Bahtijarit

Kosova News
Kosova News 17:21 -29/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në çështjen Januzi dhe të tjerët, trupi gjykues i vendosi vazhdimin e paraburgimit të Ismet Bahtijarit, sepse konstatoi që ende ekzistojnë rreziqe që ai të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra të tjera penale, dhe se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm vetëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që zbatohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Ndërsa sipas kornizës ligjore të DHSK-së, gjykatësit duhet të marrin në shqyrtim nëse paraburgimi është ende i përligjur çdo dy muaj.

Sipas zëdhënësit të DhSK-së, Michael Doyle, në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, këtë javë dëshmuan tre dëshmitarë, dy dëshmitarë në seancë publike dhe një dëshmitar me masa mbrojtëse.

“Dëshmitari i 107-ë filloi dhënien e dëshmisë të hënën. Sipas përmbledhjes që Prokuroria lexoi në sallën e gjyqit, Halil Qadraku iu bashkua UÇK-së rreth marsit 1998 dhe pati role të ndryshme në disa vende, ndër të cilat edhe në zonën operative të Pashtrikut. Dëshmia e z.Qadraku vazhdoi të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes. Në vijim Prokuroria thirri dëshmitarin e 108-të, që dëshmoi me masa mbrojtëse, ndjekur nga dëshmitari i 109-të. Dëshmitari i 109-të është Sokol Bashota dhe dëshmia e tij pritet të zgjasë për disa ditë”, tha Doyle, gjatë konferencës javore për media, shkruan Betimi për Drejtësi.

Lidhur me rastin e Pjetër Shalës, në ketë konferencë u tha se Trupi Gjykues urdhëroi z. Shala të paguajë një shumë prej 208.000 eurosh si kompensim për dëmin fizik, mendor dhe material shkaktuar viktimave të krimeve për të cilat u shpall fajtor. Kompensimet individuale për tetë viktimat janë midis 100.000 euro dhe 8.000 euro, dhe shtatë viktimave iu akordua bashkërisht gjithashtu edhe një shumë prej 50.000 eurosh. Këto shuma burojnë nga kërkesa e Mbrojtësit të Viktimave, që Trupi Gjykues i gjykoi të arsyeshme dhe që pasqyrojnë shkallën dhe përmasat e dëmit që pësuan viktimat.

“Trupi Gjykues urdhëroi z. Shala të paguajë një shumë prej 208,000 eurosh si kompensim për dëmin fizik, mendor dhe material shkaktuar viktimave të krimeve për të cilat u shpall fajtor. Kompensimet individuale për tetë viktimat janë midis 100,000 euro dhe 8,000 euro, dhe shtatë viktimave iu akordua bashkërisht gjithashtu edhe një shumë prej 50.000 eurosh. Këto shuma burojnë nga kërkesa e Mbrojtësit të Viktimave, që Trupi Gjykues i gjykoi të arsyeshme dhe që pasqyrojnë shkallën dhe përmasat e dëmit që pësuan viktimat”, u tha ndër të tjera gjatë kësaj konferencë.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Kosova News 29/11/2024 29/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?