KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ligji i gjuhës në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti: S’bëhet fjalë për shfuqizim
Rajon

Ligji i gjuhës në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti: S’bëhet fjalë për shfuqizim

Kosova News
Kosova News 14:21 -29/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka folur për Ligjin e gjuhës shqipe, duke theksuar se ky ligj, i miratuar nga qeveria e kaluar, është i paplotë, dhe se ka qenë vetë qeveria e shkuar që e ka çuar këtë ligj për mendim në Komisionin e Venecies.

Në një intervistë për RTSH 24, Mexhiti u shpreh se Komisioni i Venecies ka nënvizuar se dy nga nenet kyç të ligjit, të cilat lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë, që nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Kjo sipas tij ka sjell dhe debatin në Gjykatën Kushtetuese lidhur me debatet për gjuhën, ku sqaron se nuk ka të bëjë me Ligjin e gjuhës, por vetëm me këto dy nene që duhet gjetur një zgjidhje sa më e mirë në përputhje me Kushtetutën.

Sipas tij, ky ligj është miratuar në mënyrë gjysmake dhe nuk ka arritur të garantojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përkundër faktit që shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së vendit.

“Temat që janë hapur janë dështimet që ka lënë qeverisja e kaluar. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur kur ka qenë BDI-ja në qeveri dhe ka ngritur problem për përfaqësimin adekuat të përfaqësimit jo shumicë në Maqedoni… Ne do sjellim ligj të posaçëm për përfaqësim adekuat të shqiptarëve dhe jo mekanizëm. Ligji i gjuhës është sjellë në mënyrë gjysmake, ky ligj nuk është as i përafërt me ligjin për gjuhën serbe zyrtare në Kosovë që janë vetëm 2-3 % e popullsisë, kurse shqiptarët në Maqedoni janë 24-30 %. Ligji i qeverisë së kaluar është dërguar për mendim te Komisioni i Venecias dhe ka parë që dy nene nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën qe janë përdorimi i gjuhës shqipe në proceset gjyqësore dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë. Gjykata Kushtetuese diskuton për këto dy nene jo për Ligjin e gjuhës, ato mund të sjellin rishqyrtim të këtyre dy neneve. Ne po bëjmë përpjeke që të mos ndikohen nga politika dhe të bëjnë punë e ta shohin përputhshmërinë e ligjit me kushtetutën”, u shpreh Mexhiti.

Numri dy i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti u shpreh se në 4 muaj në qeveri janë marrë një sërë vendimesh që ndikojnë në fuqizimin e faktorit shqiptar në vend.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 29/11/2024 29/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?