KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Sport

Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kosova News
Kosova News 12:41 -27/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Lojërat Mesdhetare, të cilat do të organizohen në Kosovë në vitin 2030. Ky projektligj parasheh që Lojërat Mesdhetare të shpallen si çështje me rëndësi të veçantë për shtetin e Kosovës.

Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani tha se ky projektligj vjen si rezultat i një analize të thellë ligjore vendore dhe ndërkombëtare dhe se përmes tij themelohet edhe Komiteti Organizativ i këtyre lojërave.

“Hartimi i këtij projektligji është rezultat i një procesi të thellë të analizës duke përfshirë shqyrtimin e kornizës ligjore vendore dhe praktikave ndërkombëtare të organizimit të ngjarjeve multisportive të ngjashme. Me miratimin e këtij projektligji Lojërat Mesdhetare shpallen çështje me interes të veçantë për Republikën e Kosovës duke reflektuar rëndësinë strategjike që ky projekt ka për vendin tonë. Ky ligj themelon Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare 2030, një strukturë e pavarur me statusin e fondacionit të qrganizatës joqeveritare përgjegjëse për udhëheqjen e këtij aktivitet”, tha Osmani.

Kryesues i këtij komiteti do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se përmes organizimit të kësaj ngjarjeje, Kosova do të ketë infrastrukturë moderne sportive por edhe do të promovohet në arenën ndërkombëtare.

“Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ janë ngjarja më e madhe sportive në vend dhe rajon dhe përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejtë në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes do të kontribuojë në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë”, theksoi Kurti.

Të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina e fitoi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare të zhvilluar në Greqi, në shtatorin e vitit të kaluar./KSP

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 27/11/2024 27/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?