KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Industria e përpunimit të drurit ka parë rritje mbresëlënëse
Ekonomi

Kryeministri Kurti: Industria e përpunimit të drurit ka parë rritje mbresëlënëse

Kosova News
Kosova News 14:23 -26/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të të Konventës së Drurit, organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, e cila këtë vit shënon 20-vjetorin e saj.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, para të pranishmëve, në fjalën e tij hyrëse, Kurti tha se industria jonë e përpunimit të drurit ka parë rritje mbresëlënëse, ku eksportet vetëm në tre tremujorin e parë të këtij viti kanë arritur nivelin total të vitit të kaluar.

“Ne kemi rreth 1,000 kampionë të mobilerisë, që formësojnë aktivisht këtë sektor, një dëshmi e përkushtimit, produktivitetit dhe krijimtarisë së tyre. Zvicra kryeson si destinacioni kryesor për eksportet tona të mobileve, e ndjekur nga Gjermania. Pra, me plot gojën mund të themi se Kosova po e gdhend një vend të veçantë në tregun global”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai tha se si shtet, aspirojmë që të jemi më të mirët në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm në demokraci, sundim të ligjit, pluralizëm politik, të drejta të njeriut, rritje të brutoproduktit vendor dhe shifra tregtare, por edhe në kultivimin e një fryme të inovacionit e të bashkëpunimit

Duke potencuar faktin se industria e përpunimit të drurit në Kosovë po fiton vëmendje të madhe, kryeministri përmendi disa faktorë të rëndësishëm, si vendndodhjen strategjike, potencialin bashkëpunues, si dhe talent krijues, faktorë këta, të cilët japin mundësi për zgjerim të investimeve në këtë sektor. Gjithashtu, ai tha se edhe marrëveshja jonë e Tregtisë së Lirë me vendet e EFTA-s, e forcon më tej pozicionin tonë, duke hapur dyer që Kosova të luajë një rol qendror në tregjet rajonale dhe globale, tha ai.

“Strategjia jonë kombëtare për zhvillimin e këtij sektori (të drurit) e ka mbështetjen e plotë të secilës ministri, jo vetëm thjeshtë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, po të secilës ministri, të secilës drejtori edhe timin si kryeministër, tek i cili nuk duhet ta shihni vetëm dikë që garanton me sundim të ligjit konkurrencën e lirë dhe fer, por gjithashtu edhe bashkëpunimin e partneritetin si një infrastrukturë politike e institucionale për rritjen tuaj biznesore dhe ekonomike”, deklaroi kryeministri Kurti.

Në përfundim të fjalës së tij, ai tha se, shkathtësia për të ndryshuar, qëndrueshmëria dhe inovacioni—këto nuk janë thjesht fjalë; ato janë thelbi i identitetit tonë.Kryeministri tha se këto vlera e bëjnë Kosovën vendin e duhur për të investuar, bashkëpunuar dhe për t’u rritur.

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Kosova News 26/11/2024 26/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua
09:35 -15/06/2026
Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
09:33 -15/06/2026
SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës
09:06 -15/06/2026
Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
09:03 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?