KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZPS-ja për dëshmitarin Çadraku: Do të flas për takimet me Thaçin dhe Veselin, vijat e raportimit dhe për çështje që lidhen me ZKZ-në
Politikë

ZPS-ja për dëshmitarin Çadraku: Do të flas për takimet me Thaçin dhe Veselin, vijat e raportimit dhe për çështje që lidhen me ZKZ-në

Kosova News
Kosova News 11:58 -25/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori James Pace gjatë leximit të përmbledhjes për dëshmitarin, ai tha se Çadraku do të flasë për takimet që ka pasur me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin e po ashtu do të flas për vijat e raportimit dhe çështjet që lidhen me Sektorin e zbuim kundëzbulimit.

James Pace tha se edhe vetë dëshmitari ishte pjesë e G2-shit në Zonën Operative të Pashtrikut që nga janari i vitit 1999.

“Dëshmitari 03873 është shqiptar i Kosovës që ka qenë anëtarë i LPK-së. Është kyçur në UÇK rreth marsit 1998. Gjatë kohës në UÇK, dëshmitari 03873 ka pasur pozita të ndryshme në vende të ndryshme dhe ka qenë kreu i G2-shit në Zonën Operative të Pashtrikut që nga janari i 99-ës. Dëshmitari 03873 jep dëshmi për LPK-në, krijimin e UÇK-së, rolin dhe përgjegjësitë që ka pas ai në UÇK duke përfshirë faktin që ka siguruar armatime dhe ka marrë pjesë në luftimet e UÇK-së. Dëshmitari 03873 jep po ashtu dëshmi lidhur me strukturën dhe organizimit të UÇK-së, rolin dhe autoritetin që kanë pas anëtarët e UÇK-së në mes të cilëve edhe anëtarët e Zonës Operative të Pashtrikut me anëtarët e shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, tha Pace.

Pace gjithashtu tha se Çadraku ka shoqëruar Thaçin, Veselin dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së drejtë Shqipërisë.

“Dëshmitari 03873 jep dëshmi për takimet që ka pasur me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në 98-ën dhe 99-ën kur dëshmitari 03873 ka shoqëruar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së drejt Shqipërisë. Në 99-ën dëshmitari 03873 është takuar me Kadri Veselin në Nishor dhe prill të 99-ës, Kadri Veseli i ka kërkuar këtij dëshmitari që të vizitonte të gjitha pikat mbrojtëse rreth Shtabit të UÇK-së gjatë luftimeve në Kleçkë”, tha ai.

Ai tha se dëshmitari do të jep dëshmi edhe për mënyrën se si mbaheshin shënimet dhe dijenin që ka ai për dokumentet e UÇK-së.

“Dëshmitari 03873 jep dëshmi për njohuritë që ka sa i takon mënyrës së raportimit, vijave të raportimit mes brigadave, Zonave Operative dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sa i takon çështjeve që lidhen me Zbulimin dhe Kundërzbulimin. Dëshmitari 03873 jep dëshmi për mënyrën se si mbaheshin shënimet dhe dijenin që ka ai për dokumentet e UÇK-së, përfshirë këtu edhe disa dokumente që ai i ka përpiluar vetë”, tha ai.

Për Bardhyl Mahmutin, dëshmitari tha se e njeh pasi kanë qëndruar bashkë në Zvicër e po ashtu e njeh edhe si anëtar të LPK-së përveç si shok.

Ndonëse ishte lëvizje, dëshmitari tha se LPK-ja u shndërrua më vonë në parti e që brenda anëtarësisë kishte edhe kundërshtime.

Sipas tij, partia e parë që u formua ishte Partia e Bashkimit Demokratik të Kosovës (PBDK) për të cilën tha se nuk ia din emrin me siguri për shkak se vetëm tre muj ka zgjatë.

Ai tha se kur u krijua PBDK-ja, kryetar i saj ishte Bardhyl Mahmuti. Cadraku shtoi se PBDK-ja më vonë e mori emërtimin PDK.

“Subjekti PBDK, pas një kohë e mori emërtimin PDK. Edhe me vjen keq ndoshta sepse unë në atë kohë kam qenë strukturë e unifomuar, jam marrë më pak me politikë. Mirëpo, këto janë ato që kam pa si njeri. Nuk kam qenë pjesë direkte e formimit të partive politike, por normalisht që na ka interesu fati ynë dhe po flas unë për njohuritë e mija, ato që unë i di për këtë subjekt dhe këto ndodhi”, tha ai.

Për Xhavit Halitin dëshmitari tha se e njeh tërë Kosova, por edhe në kohën e luftës thotë se e ka njohur për shkak të veprimtarisë së përbashkët në Zvicër.

Edhe për Ali Ahmetin, dëshmitari tha se është njëri nga njerëzit më të spikatur dhe punëtor që kanë ndihmuar shumë edhe në LPK-në por edhe në formimin e grupeve çlirimtare që kanë rezoltu me formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 25/11/2024 25/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?