KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja akuzon Komunën e Prishtinës se po e falimenton “Pastrimin”, kërkon anulimin e tenderit rreth 16 milionë e gjysmë
Politikë

VV-ja akuzon Komunën e Prishtinës se po e falimenton “Pastrimin”, kërkon anulimin e tenderit rreth 16 milionë e gjysmë

Kosova News
Kosova News 11:47 -24/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart Krasniqi, ka thënë se Komuna e Prishtinës është duke e çuar drejt falimentimit ndërmarrjen publike “Pastrimi” dhe rrjedhimisht po i lë pa punë mbi 900 punëtorë. 

Në konferencë për media, Krasniqi ka folur për thirrjet për një kontratë kornize 3-vjeçare nga Komuna e Prishtinës, në vlerë 16.5 milionë euro, për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet. 

“Në besojmë se kjo kontratë është hapi i fundit para falimentimit të ndërmarrjes ‘Pastrimi’ dhe rrjedhimisht mbetjen pa punë e mbi 900 punëtorëve.  Të gjithë ne jemi dëshmitar të gjendjes jo të mirë që mbretëron në Prishtinë, sa i përket mbeturinave, dhe natyrisht qe kjo është e papranueshme për ne dhe për qytetarët e Prishtinës.  Megjithatë hapja e kësaj thirrje publike nga Komuna e Prishtinës, dhe mundësia që mbledhja e mbeturinave të bëhet nga operator privat, neve na dëshmojnë që i gjithë procesi i ngufatjes së Prishtinës nga bërlloku, gjatë 3 viteve të kaluara, është bërë qëllimshëm nga ekzekutivi komunal, në mënyrë që pastaj të ndryshohet rregullorja për menaxhimin e mbeturinave, të futet një nen që lejon futjen në treg të operatorëve privatë, dhe tani hapi i fundit, tenderi i madh 16.5 milionë – ku tregun e marrin privatët, kurse ‘Pastrimi’ në mungesë të të hyrave bankroton dhe 900 familjeve ju rrezikohet mirëqenia”, ka thënë Krasniqi në konferencë. 

Ai ka thënë se tenderi prej 16.5 milionë euro, është “produkt i filluar nga qeverisja LDK-PDK dhe tash i vazhduar e gati i realizuar nga LDK-ja me në krye Përparim Ramën”. 

Krasniqi ka thënë se si rezultat i këtij veprimi, po rrezikohet një grant me vlerë prej 70 milionë euro i KfW për “Pastrimin”, “e me të cilat mjete do të zgjidhej njëherë e përgjithmonë problemi i mbeturinave në kryeqytet”. 

“Duhet potencuar se ndryshimi i Rregullores dhe mundësimi që edhe operatorët privat të jenë pjesë e sistemit për menaxhimin e mbeturinave ka ndodhur gjatë qeverisjes së përbashkët LDK-PDK. Ne, si VETËVENDOSJE!, edhe atehere kemi qenë kundër këtij propozimi sepse kemi qenë të vetdijshëm për rrezikun për bankrotim të ndërmarrjes Pastrimi”.

Ai tha se si Kuvend Komunal janë në fazën e ndryshimit të sërishëm të kësaj Rregulloreje.

“Si Kuvend Komunal, tani jemi në fazën e ndryshimit të sërishem të kësaj Rregulloreje, me qëllimi largimin e atij neni që iu mundëson operimin operatorëve privat. Sa për sqarim, ne nuk kemi asgjë kundër opratorëve privat dhe kundër bizneseve, por prioritet i yni janë pasuritë dhe asetet publike, siq është në këtë rast ndërmarrja Pastrimi dhe 900 punëtorët e saj”.

Ai tha se me krye me Përparim Ramën tenderi prej 16.5 milionë euro është gati të realizohet.

“Tenderi prej 16.5 milion euro që planifikohet për operatorët privat është produkt i filluar nga bashkëqeverisja LDK-PDK dhe tash i vazhduar e gati i realizuar nga LDK-ja në krye me Përparim Ramën. Si rezultat i këtij veprimi të ekzekutivit komunal, tashmë është rrezikuar seriozisht edhe një grant i paraparë në disa faza, e me vlerë të përgjithshme rreth 70 milionë, i KFË për Pastrimin, e me të cilat mjete do të zgjidhej njëherë e përgjithmonë problemi i mbeturinave në Kryeqytet”

“Duhet pranuar se gjendja në ndërmarrjen Pastrimi është e rëndë dhe fajtor për këtë, përveç ekzekutivit komunal që nuk ka investu në ngritjen e kapaciteteve teknike, janë edhe menaxhmenti aktual dhe menaxhmentet e kaluara të ndërmarrjes. Abuzimi, keqpërdorimi, keqmenaxhimi dhe mbipopullimi i ndërmarrjes me militantë partiak, ka rezultuar me performancë të dobët dhe mungesë të stabilitetit të ndërmarrjes. Megjithatë, dorëzimi dhe falimentimi i ndërmarrjes nuk duhet të jetë opsion. Kjo është më e lehta, por është më e dëmshmja për publikën dhe për punëtorët”

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Kosova News 24/11/2024 24/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?