KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Politikë

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Kosova News
Kosova News 22:34 -23/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në rajonin e Ballkanit mund të rikthehen idetë për ndarjen e territoreve, nëse Richard Grenell siguron një pozitë të lartë në administratën e re amerikane. Megjithatë, thekson se lufta në Ukrainë dhe Kina janë ndër prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë janë në pritje për të parë se çfarë qasje do të ketë në Ballkanin Perëndimor, administrata e re amerikane nën udhëheqjen e liderit republikan, Donald Trump.
Mirëpo sipas ekspertëve ndërkombëtarë, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk pritet të jetë në fokus të Uashingtonit.

Profesori nga Johns Hopkins Univeristy, Daniel Serwer, thotë se lufta në Ukrainë dhe Kina do të jenë ndër prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë pikë është e vështirë të parashikohet se çfarë qasje do ta ketë administrata e re amerikanë në Ballkanin Perëndimor. Mirëpo ajo çfarë mund të them është se momentalisht rajoni i Ballkanit nuk është top prioritet për Uashingtonin. Për SHBA-në prioritet është lufta në Ukrainë, Kina, tarifat si dhe çështje të tjera. Pra, në nivelet e larta në SHBA askush nuk po mendon për Ballkanin”, thotë ai.

Megjithatë Serwer thotë se situata mund të ndryshojë nëse ish i dërguar special i Trumpit për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, siguron një pozitë të rëndësishme në administratën e re amerikane.

Tutje ai shton se me kthimin eventual të Grenell mund të rikthehen edhe idetë për ndarjen e territoreve në Ballkan, e që sipas tij do të përbënin lajm të mirë për Vuçiqin dhe Dodikun.

“Nëse Richard Grenell e zëvendëson Jamie O’Brien në postin e Ndihmës Sekretarit Shtetit, gjë që është e mundur, atëherë mund të rikthehen edhe idetë për ndarje të territoreve në Ballkan. Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik do të ishin të parët që do t’i mirëprisnin këto zhvillime. Shpresoj që në Kosovë askush nuk do t’i pranojë këto ide. Familja e Trump ka interesa ekonomike në Beograd përmes Jared Kushner, andaj nuk pres që ata të kenë marrëdhënie jomiqësore me Serbinë”, shprehet ai, për tëvë1.

Serwer ka komentuar edhe marrëdhëniet e kryeministrit Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Albin Kurti është sjellë në atë mënyrë që mendon se duhet të sillet një kryeministër i një vendi sovran dhe kjo e dallon atë nga kryeministrat e mëparshëm. Të tjerët para tij kanë pranuar direktiva nga amerikanët edhe pse kanë qenë të dëmshme siç është rasti me krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Kurti akoma nuk ka rrëshqitur në atë kurth por ka rënë në kurthe të tjera duke e humbur pjesërisht mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit. Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor”, pohon Serwer.

Krejt në fund profesori amerikan shprehet kritik ndaj komuniteti ndërkombëtar për qasjen e butë dhe ledhatuese ndaj Serbisë.

Ai shprehet i bindur se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhen me këtë qasje të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Kosova News 23/11/2024 23/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?