KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy vjet burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku vdiq një 23-vjeçar
Siguri

Dy vjet burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku vdiq një 23-vjeçar

Kosova News
Kosova News 09:48 -23/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Eraj Temaj është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për aksidentin që kishte ndodhur në maj të 2022-s ku kishte vdekur një 23-vjeçar në fshatin Shtupel të Klinës.

Aksidenti kishte ndodhur në maj të 2022-s derisa vdekja e J.T kishte ndodhur më 16 korrik 2022 nga gjakderdhja në tru.

Aktgjykimi dënues ndaj Temajt është shpallur më 14 nëntor 2024 në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Klinë, nga gjykatësja e rastit Sabrije Rracaj.

Pos dënimit me dy vjet burgim ndaj të akuzuarit Temaj, gjyqtarja Rracaj ka shqiptuar dënimin plotësues, marrjen e lejes së vozitjes për periudhën 2 vjet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykata ka gjetur se bazuar në ekspertizën është konstatuar se shkaktar i drejtpërdrejtë i aksidentit me fatalitet ishte i pandehuri Eraj Temaj.

Sipas gjetjeve të gjykatës, mbrojtja e të akuzuarit është përpjekur t’iu shmanget, mohojë dhe zvogëlojë përgjegjësinë penale por se mbrojtja e tij nuk qëndron, është kontradiktore dhe aspak bindëse.

Tutje, sipas raportit të autopsisë, ishte konstatuar se vdekja e tani të ndjerit J.T.,, ishte vdekje e dhunshme e cila kishte ardhur si rrjedhojë e gjakderdhjes që kishte ardhur si pasojë e kockave të thyera të kokës.

Sipas gjetjeve të gjykatës, i akuzuari kishte bërë nisje të pasigurt me veturën BMW, në raport me viktimën, si dhe kishte konstatuar se viktima kishte vrapuar dhe kishte hipur mbi bagazhin e veturës në fjalë dhe vozitësi Eraj Temaj, nuk e vëren fare personin që e ka mbi veturë, fillon me nxitim të vepruar dhe më pas bie në asfalt.

Gjykata ka gjetur se i akuzuari Temaj është përgjegjës për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Eraj Temaj, po ngarkohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, sepse më 27 maj 2022, rreth orës 21:14 në fshatin Shtupel të Klinës, nga pakujdesia kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor dhe rrezikoi jetën e njerëzve, e cila rezultoi me vdekjen e këmbësorit tani të ndjerit J.T.

Në aktakuzë thuhet se  derisa i pandehuri Temaj, ishte duke qëndruar në rrugë së bashku me shokët e tij, në një moment niset me automjetin e tij me qëllim që ta largojë veturën nga rruga, aty viktima J.T., njëri nga shokët e të pandehurit ishte ulur mbi bagazh të automjetit, i akuzuari Temaj nuk e vëren fare këmbësorin e ulur mbi bagazh të veturës së tij dhe gjatë lëvizjes së veturës J.T  humb stabilitetin e tij fiksues dhe për pasojë rrëshqet dhe bie në sipërfaqe të fortë asfalt duke rënë me kokë, me ç‘rast pëson lëndime të rënda trupore, ku gjatë trajtimit mjekësor pranë QKUK-së, në Prishtinë, i njëjti ndërron jetë më datë 16 korrik 2022, si pasojë e aksidentit./BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Kosova News 23/11/2024 23/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?