Një debat i ashpër është zhvilluar në senacën e Kuvendit, mes deputetit Haki Abazi dhe Gani Krasniqit të VV-së.
Abazi ka akuzuar partinë në pushtet për fashizem dhe lajme propaganduese. Por lidhur me deklaratat e Abazit ka reaguar Gani Krasniqi.
Krasniqi i tha Abazit se nuk është personi i duhur, që të mbajë moral para deputetëve.
“Kush është Haki Abazi që të na mbajë moral. Kush është Haki Abazi të na flasë për fashizmin, aq më pak Haki Abazi, që ia njoh dhe plancin e tij”, tha Krasniqi.
E lidhur me fjalorin e Krasniqit reagoj kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i cili kërkoi nga Krasniqi, që të ketë kujdes me fjalorin.
“Kujdes fjalorin deputet. Më shumë respekt për njëri- tjetrin”, tha Konjufca.
Por Abazi nuk u ndal me kaq. Ai i tha Krasniqit se më në fund pas katër vjetësh, mori guximin të flas në kuvend.
“Unë z. Krasniqi të falënderoj që më në fund ke marrë guximin me fol pas katër vite. Mos fol me fjalë të përgjithësuara, fol me fakte, për çka e ke fjalën. Se ti çka po thua, po e konfirmon fushatën fashiste e të kontrabandës së lajmeve të rreme. Dil thuaje Gani Krasniqi se je burrë. Baba im ka qenë organizator i demonstratave . Krejt jetën time kam punar për pavarësi të Kosovës. Ti që i ndrron partitë çdo ditë dhe e ul kryet, dil thuaje çfare fakte ke. Dil kush ka përfitu këtu. Kush ka hy në punë me Haki abazi. Kush ka përfituar nga Haki Abazi. Për një burrë si ti është turp me thanë fjalë të përgjithësuara. Dil thuaje faktin. Po flas për propagandë fashiste”, tha Abazi.
Por deputeti Krasniqi tha se ndihet i turpëruar që duhet të flas për një njeri si Haki Abazi.
“Ndihem keq dhe i turpëruar që zë në gojë emrin e Haki Abazit. Ky e din që këtë se ka penguar VV-ja kur e ka bërë zv kryeminister. Por ka pretenduar që të jetë prapë aty. Ndihem keq që merrem me Haki Abazin”, tha Krasniqi.
Por Haki Abazi tha se ka qenë zëvendës kryeminister dhe s ekjo është aryeja që VV ka ardhur në pushtet.
“Kamqenë zv. Kryeminister, kjo ështrë arsyeja pse keni ardh në pushtet heren e parë. Smë bënë përshtypje puna e zv kryeministrit por rrena ndaj qytetarëve. Ti mundesh me u ndje i turpëruar për Malisheven që as rrymë nuk ka”, tha Abazi.


