KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ushtarë kroatë nisen për në Kosovë, Millanoviq: Ruajeni paqen pa forcë, por duke e treguar potencialin e forcës
Siguri

Ushtarë kroatë nisen për në Kosovë, Millanoviq: Ruajeni paqen pa forcë, por duke e treguar potencialin e forcës

Kosova News
Kosova News 12:23 -21/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka marrë pjesë në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 42 kroat në KFOR, Kosovë.


Në fjalën e tij, ai ka thënë se ky mision është një “imponim i paqes”.


“Është parandalimi i konfliktit dhe ruajtja e situatës aktuale, duke u imponuar paqen atyre që mendojnë ndryshe. Ju po shkoni në një mision për të ruajtur dhe imponuar paqen, pa forcë, por duke treguar potencialin e forcës, me besimin se kjo forcë nuk do të përdoret kurrë”, thekson ai.


Gjithashtu, ai vuri në dukje faktin se pjesëtarët e Forcave të Armatosura kroate shkojnë në një vend të njohur nga Kroacia, por jo të njohur nga disa anëtarë të NATO-s.

“Është interesante se misioni organizohet nga NATO-ja, një aleancë anëtarët e së cilës nuk e kanë njohur plotësisht atë vend (Kosovën, shën.red.). Është një mision për të cilin ekziston një platformë dhe kornizë ligjore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Është një mision i bazuar ligjërisht, ndryshe nga disa të tjerë, i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, në vendimin e Këshillit të Sigurimit vite më parë, i cili sot interpretohet ndryshe, por ekziston”, tha presidenti kroat.


Ai shtoi se Kroacia gjithmonë do të marrë pjesë në misione të tilla dhe se “Kroacia do të marrë pjesë edhe në këtë mision tjetër në Ballkanin Perëndimor, misionin për të ruajtur paqen dhe për të mbështetur zbatimin e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë”, në të cilin Kroacia nuk po merr pjesë tani.


“Nuk është se duhet të jemi të pranishëm në çdo mision dhe se është imperativi ynë, por në Bosnje-Hercegovinë, mik i së cilës jemi, duam të marrim pjesë. Dhe deri më tani nuk kemi pasur sukses vetëm falë vullnetit apo pavullnetit së disa burokratëve në Bruksel. Këtë do ta ndryshojmë, është çështje parimore”, theksoi presidenti kroat Millanoviq.


“Pra, nëse mund të jemi në Kosovë, nëse kuvendi dhe qytetarët e atij vendi na pranojnë atje, atëherë mund të jemi edhe në shtetin fqinj. Nëse mund të jenë Turqia dhe Austria, të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, atëherë mund të jetë edhe Kroacia”, theksoi ai.


Presidenti i Republikës kroate i uroi pjesëtarëve të kontingjentit të 42-të kroat që shkon në Kosovë lumturi dhe sukses, si edhe siguri dhe paqe.


“Keni zgjedhur një punë që është gjithmonë e rrezikshme dhe e pasigurt dhe i takon shtetit t’ju japë mbështetjen maksimale që të dilni nga e gjithë kjo më të mençur, më të zgjuar, më të stërvitur, të gjallë dhe të shëndetshëm”, tha presidenti kroat.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Kosova News 21/11/2024 21/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?