KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Do të kemi sigurime shëndetësore dhe digjitalizim të shëndetësisë
Politikë

Abdixhiku: Do të kemi sigurime shëndetësore dhe digjitalizim të shëndetësisë

Kosova News
Kosova News 19:00 -20/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur në Pejë takimin me Departamentin e Shëndetësisë brenda kësaj partie.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij ka një plan më të guximshëm dhe shumë ambicioz për transformimin e sistemit shëndetësor.

“Duam ta ndërtojmë një Spital të Ri. Tërësisht të ri, në lokacion krejt të ri. Modern, të kohës, me qëllime për të siguruar e përballuar nevojat shëndetësore të popullsisë për 50 vitet e ardhshme. Qendra Klinike Universitare, këtu në Prishtinë, është ndërtuar në vitin 1964, dhe në gjithë papërshtatshmërinë e saj, ajo vazhdon të marrë invesitme meremetuese por asnjëherë të jetë në nivel me spitalet që rëndom i gjejmë në rajon”, tha Abdixhiku.

Ai tha se kanë ndarë 250 milionë euro për ndërtimin e spitalit të ri. Abdixhiku tha se LDK parasheh edhe menaxhim ndërkombëtar të spitaleve tona, me qëllim të ndarjes, të menaxhmentit shëndetësor nga profesioni shëndetësor.

LDK po ashtu me programin politik “Rruga e Re”, parasheh sigurime shëndetësore 3.5% + 3.5%; digjitalizim i plotë i shëndetësisë dhe sistem informativ shëndetësor; menaxhim ndërkombëtar i spitaleve, 150 milionë euro investime në pajisje të reja; si dhe koeficient 150 për stafin shëndetësor

Abdixhiku para ekspertëve shëndetësorë të LDK-së, foli edhe për ikjen e mjekëve nga Kosova. “Për të adresuar këtë problem dhe për të ndihmuar në mbajtjen e mjekëve të rinj në vend, ne, përveç se do t’i rrisim pagat nëpërmjet koeficientit 150, do të garantojmë dhe punësimin brenda 6 muajve nga përfundimi i studimeve për të gjithë mjekët e rinj; gjersa, specializimi me pagë do të garantohet brenda dy viteve nga përfundimi i studimeve të tyre”, tha Abdixhiku.

Ai po ashtu tha se do të investojnë edhe në modernizimin dhe zhvillimin e 7 spitaleve rajonale ekzistuese, në mënyrë që të ofrojnë shërbime të plota të kujdesit dytësor për pacientët e rajoneve përkatëse.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 20/11/2024 20/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?