Në Lepina të Graçanicës është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Një ankues, mashkull kosovar, raportoi dje në polici se në oborrin e fabrikës kishte gjetur një mjet të dyshimtë.
Sipas njoftimit të policisë, njësitet relevante kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.
Nuk raportohet të ketë pasur incidente nga ky rast.


