KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku prezanton kandidatët për deputetë nga komuna e Fushë-Kosovës
Politikë

Abdixhiku prezanton kandidatët për deputetë nga komuna e Fushë-Kosovës

Kosova News
Kosova News 22:10 -19/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lumir Abdixhiku është takuar sot me përkrahësit e LDK-së në Fushë-Kosovë.

Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku u shpreh se kjo dëshmon që thirrja për ndryshim po gjen mbështetje gjithnjë e më shumë, shkruan IndeksOnline.

“Me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, me vendosmërinë e njerëzve të ndershëm e punëtor, burra e gra, të rinj e të reja u mblodhën për të treguar se Lidhja Demokratike e Kosovës po rilind si forca kryesore politike në vend! Nga Prishtina në Viti, Pejë, Shtime, Podujevë, Istog, Prizren dhe sonte Fushë Kosovë – uragani i ndryshimit të madh po e pushton çdo qytet e çdo fshat sepse fuqia e tij vjen nga ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve të Republikës!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Ai bëri me dije se në këtë tubim u prezantuan nominimet e LDK-së për kandidatë për deputetë: Mirlinda Krasniqi dhe Laureat Gojnovci.

Ky është postimi i plotë:

Fushë Kosova sonte e dëshmoi se thirrja jonë për ndryshim po gjen mbështetje gjithnjë e më të fuqishme në zemrat e qytetarëve tanë anekekënd Kosovës! Faleminderit Burim Berishës, kryetarit aktual të Komunës, Besnik Osmanit kryetarit të degës dhe secilit prej jush për gjithë këtë mbështetje.

Me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, me vendosmërinë e njerëzve të ndershëm e punëtor, burra e gra, të rinj e të reja u mblodhën për të treguar se Lidhja Demokratike e Kosovës po rilind si forca kryesore politike në vend! Nga Prishtina në Viti, Pejë, Shtime, Podujevë, Istog, Prizren dhe sonte Fushë Kosovë – uragani i ndryshimit të madh po e pushton çdo qytet e çdo fshat sepse fuqia e tij vjen nga ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve të Republikës!

Fryma që ndjeva sonte mes qytetarëve të Fushë Kosovës ishte përtej fjalëve – një energji e cila buron nga dëshira për një Kosovë që ecën drejt përparimit dhe drejt botës moderne. Ky bashkim i jashtëzakonshëm është tregues i qartë se rruga jonë drejt ringritjes dhe ndryshimit është e pandalshme. Në këtë moment të rëndësishëm, secili qytetar që i përgjigjet thirrjes sonë për ndryshim i jep shtysë të re vizionit tonë për një të ardhme me mirëqenie dhe dinjitet për të gjithë.

Dhe, në këtë tubim prezantuam dhe nominimet tona për kandidatë për deputet, Mirlinda Krasniqi dhe Laureat Gojnovci.

Faleminderit qytetarëve të Fushë Kosovës për këtë mbështetje të jashtëzakonshme. Ky është ndryshimi që po ndodh – ndryshimi që po e ndërtojmë së bashku. Më 9 shkurt, le ta bëjmë realitet!

Bashkë për Kosovën që duam!

BËHU NDRYSHIMI!

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 19/11/2024 19/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?