KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Politikë

Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç

Kosova News
Kosova News 09:28 -19/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Problemi kryesor në dialog dhe përparimi drejt BE-së janë ngadalësia e qeverive në Beograd dhe Prishtinë dhe mungesa e vendimeve të vështira”.


Këtë e vlerësoi Thomas Countryman, ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit. Ai nuk pret ndryshime të mëdha në Ballkanin Perëndimor as pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-ve. Sipas tij, problemi kryesor qëndron në mungesën e reformave dhe vullnetit politik të të dyja palëve.


Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën, Thomas Countryman, vlerësoi për RTK se nuk sheh ndryshime të mëdha në Ballkanin Perëndimor pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-ve. Problemi kryesor, sipas tij, qëndron në ngadalësinë e qeverive në Beograd dhe Prishtinë. 


“Sinqerisht, nuk mendoj se zgjedhja e Donald Trump-it do të sjellë ndryshime të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Problemi thelbësor nuk qëndron tek BE-ja apo Uashingtoni, por tek qeveritë në Beograd dhe Prishtinë, të cilat nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përmirësuar dialogun apo përparimin drejt BE-së. Për shembull, qeveria e Serbisë mirëpret zgjedhjen e zotit Trump, duke besuar në një simpati më të madhe për pozitën serbe. Por, unë nuk jam i bindur se qeveria e Serbisë është e gatshme të marrë vendime të vështira”, thotë ai.


Sipas Countryman, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Beograd, vendimet e vështira lidhen me reformat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, një gjyqësor të pavarur, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit. 


“Unë nuk shoh që qeveria serbe të ndërmarrë hapa seriozë në këto fusha,” thekson ai. 


Ish-diplomati amerikan Countryman nënvizon se ndryshimet në Ballkanin Perëndimor nuk ndodhin shpejt.


“Edhe pse me çështjet e Ballkanit merrem herë pas here gjatë 40 viteve të fundit, mund të them se asgjë nuk ndodh shpejt. Nuk pres ndryshime radikale. Nuk ndjek detajet e politikës së brendshme të Kosovës, por është fakt se qeveria në Prishtinë është shumë e ndjeshme ndaj çështjeve të brendshme”, deklaron ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit.


Si shembull, ai përmendi çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që, siç tha ai, ka implikime kushtetuese për Kosovën. 
“E kuptoj që kjo është një çështje e vështirë dhe që ka implikime kushtetuese për Kosovën, por nuk mund të pranoj se nuk ka mundësi për të diskutuar se si të realizohet kjo në një mënyrë domethënëse, pa cenuar Kushtetutën e Kosovës”, thotë  Countryman.


Duke folur për perspektivën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Countryman thekson rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, por nuk është optimist se qasjet e të dyja palëve do të ndryshojnë shpejt. 


“Asgjë nuk do të ndodhë shpejt. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është i rëndësishëm, dhe implementimi i saj, duke respektuar të drejtat e Kosovës të përcaktuara në marrëveshjet e deritanishme, duhet të jetë prioritet për qeverinë e Serbisë. Megjithatë, nuk jam optimist se ndonjëra palë do të ndryshojë shpejt qasjen e saj”, thekson ish-diplomati amerikan.


Countryman konkludon se përparimi në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës kërkon përkushtim dhe vendime të guximshme nga të dyja palët, çka aktualisht mungon.

Gjithashtu lexoni:

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 19/11/2024 19/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?