KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çoçaj në Speciale pyetet për SHIK-un dhe videot në Prizren
Siguri

Çoçaj në Speciale pyetet për SHIK-un dhe videot në Prizren

Kosova News
Kosova News 11:46 -18/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar e pyeti dëshmitarin Nezir Çoçaj, i cili të hënën e ka nisur dëshminë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, se a e ka takuar Ferat Shalën. 

Dëshmitari e konfirmoi se e ka takuar atë në vitin 2001 dhe i ka thënë se janë në kërkim të njerëzve për ta themeluar Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK). Kur prokuroria e pyeti dëshmitarin se kush i ka kërkuar të përfshihej në SHIK, ai u përgjigj “z.Ferhat Shala”. Ai u përgjigj se nuk e di se pse Shala ia kërkoi të përfshihej. Tha se Shala ka shkuar për të folur me të.

“Ka ardhur të bisedojë me mua: ‘jemi të interesuar ta themelojmë ose do ta themelojmë organizatën SHIK dhe jemi të interesuar për të gjetur njerëz’”, tha Çoçaj. 
E kur u pyet se kush ia dha Shalës këtë detyrë, ai tha se mendon se ia dha drejtori i SHIK-ut, që është i akuzuar në këtë rast.

“Po mendoj që ka qenë nga drejtori, kam përgjegjësi të bisedoj me ju, të përzgjedhim njerëz, të bisedoj me ju…Me siguri në atë kohë ka qenë (drejtor) z. Kadri Veseli”, tha dëshmitari. Ai tha se Ferat Shala ka qenë në UÇK, me sa e di ai, në zonën e Drenicës. Bisedën mbi SHIK-un tha se e bëri me Ferat Shalën më 2001. Çoçaj u shpreh se nuk e di se kur ka marrë ai urdhër për ta themeluar SHIK-un si strukturë.  

Dëshmitari i 104-t i propozuar nga ZPS-ja u pyet edhe për një person, që tha se nuk ia di emrin, por e di që ishte pjesë e Policisë Ushtarake. ZPS pretendon se në kuadër të Shtabit të përgjithshëm, Rexhep Selimi e udhëhoqi Policinë Ushtarake.

Gjithashtu lexoni:

Niset Kontingjenti KFOR 8 nga Shqipëria drejt Kosovës

Kontigjenti KFOR 8 niset drejt Pejës, Shqipëria e quan kontribut për paqe

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Pjesë e ISIS-it më pas i riatdhesuar – Kush është Hysri Selimi që sot u dënua me 6 vite burgim për spiunazh nga Kosova në Serbi

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Kosova News 18/11/2024 18/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?
12:53 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?