KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skena rrëqethëse në Holandë: Legjenda e Hungarisë pati atak kardiak, por u shpëtua falë intervenimit të shpejtë
Sport

Skena rrëqethëse në Holandë: Legjenda e Hungarisë pati atak kardiak, por u shpëtua falë intervenimit të shpejtë

Kosova News
Kosova News 08:28 -17/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Holanda ka mundur 4:0 Hungarinë në Amsterdam në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit 3 të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, futbolli nuk ishte në plan të parë në këtë sfidë. Ndeshja filloi në orën 20:45 dhe vetëm shtatë minuta pas fillimit, Adam Szalai, ish-sulmuesi dhe tani anëtar i shtabit të trajnerëve të kombëtares hungareze të futbollit, ra në tokë.

Jozyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për atak kardiak apo atak epileptik.

Shërbimet mjekësore mbërritën menjëherë, lojtarët dhe anëtarët e stafit rrethuan Szalai pasi kamerat kapën këmbën e tij duke u dridhur.

Mediat holandeze njoftuan se ishte e nevojshme ‘ringjallja’ e tij. Më pas ai u rrethua nga një çarçaf i bardhë mjekësor, pas së cilës u transportua me barelë në dhomën e zhveshjes, ku sipas informacioneve të NOS holandeze, atij iu dha ndihma për rreth 20 minuta.

Me të rikthyer vetëdijen është dërguar me ambulancë në spital. Federata hungareze ka njoftuar në rrjetet sociale se gjendja e legjendës hungareze tanimë është stabile.

“Adam Szalai u sëmur në minutat e para të ndeshjes Holandë-Hungari, por gjendja e tij është stabile dhe është në vetëdije. Pak minuta më parë ai u dërgua me ambulancë në një spital të Amsterdamit për ekzaminim”, thuhej në njoftimin e kombëtares hungareze.

Ish lojtari më vonë ka bërë një postim në Instagram ku ka shkruar shkurt: “Jam mirë”.

Gjithashtu lexoni:

Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit

Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë

Jurgen Klopp ‘shpërthen’ ndaj FIFA-s: Kupa e Botës për Klube, ideja më e keqe në futboll

Arsenali rifillon negociatat për transferimin e sulmuesit të dalluar të Serie A

Ylli i Real Madridit fluturon për t’iu bashkuar ekipit në Kupën e Botës për Klube

Kosova News 17/11/2024 17/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit
09:18 -29/06/2025
Irani i hapur për transportimin e uraniumit në një vend tjetër
09:16 -29/06/2025
Temperatura përvëluese në Evropë, disa shtete në alarm të kuq
09:13 -29/06/2025
Mbyllet për qarkullim rruga Radavc-Kullë
09:10 -29/06/2025
Vdes në QKUK njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në Sllovi të Lipjanit
09:08 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?