Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën në Zveçan, tha se “nuk do të ndalen në asnjë moment”.
“Ne nuk do të ndalemi në asnjë moment, për neve është me rëndësi që të kemi prova dhe fakte të mjaftueshme për një person që ai të arrestohet”, u shpreh ai.
Elshani tha se kanë edhe shumë raste të tjera të rëndësishme përpos atij të lartcekurit.
“Ne kemi shumë arrestime të tjera, dhe raste të ndjeshme të cilat ndodhin në veri të vendit, dhe që janë po aq të rëndësishme sa edhe ky sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it”.


