KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Agim Ademi reagon për incidentin në Rumani: Kosova do të shkojë deri në CAS
Sport

Agim Ademi reagon për incidentin në Rumani: Kosova do të shkojë deri në CAS

Kosova News
Kosova News 17:32 -16/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se Kosova do të reagojë deri në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv), në lidhje me sjelljen skandaloze që Rumania bëri ndaj Kosovës në sfidën e mbrëmshme.

Dardanët ishin të pandalshëm nga minuta e parë, duke mbajtur rumunët në portën e tyre, ndërsa këta të fundit duke u ndierë të turpëruar filluan të fyenin lojtarët miq.

Denis Alibec sulmoi Amir Rrahmanin që ishte i palëkundur në çdo duel, ndërsa huliganët rumunë sulmuan me karrige, u futën në fushë dhe me thirrjet: “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi”.

Ademi ka mbrojtur vendimin për tërheqjen e futbollistëve të Kosovës në minutat shtesë.

“Ky ishte një akt i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e Kosovës dhe për të mbështetur çdo përpjekje për një sport të pastër dhe të drejtë, ashtu siç janë edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë nga kreu i futbollit kosovar:

Të dashur lojtarë, tifozë, media dhe opinion i gjerë,

Në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, dëshiroj të shpreh falënderimin më të sinqertë për mbështetjen tuaj të pakursyer ndaj vendimit të përbashkët të lojtarëve tanë, shtabit teknik, stafit dhe Federatës për të mos vazhduar lojën pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë që ndodhën në Bukuresht, në ndeshjen Rumani-Kosovë.

Ky vendim nuk ishte i lehtë, por ishte i drejtë. Duke ditur krejt atë që na kishte ndodhur një vit më parë,  nuk kemi pritur që një gjë e tillë të na përsëritet sërish në Rumani.

Tani pavarësisht çfarë epilogu ligjor do të ketë kjo ndeshje, duhet theksuar se ne kemi qenë të lënduar emocionalisht (e sidomos lojtarët) nga provokimet dhe nënçmimi i vazhdueshëm që tifozët rumunë bënë në kor.

Kulmi u arrit me incidentin e inicuar nga disa futbollistë kundërshtarë, çka krijoi një ndjenjë të qartë sulmi, jo vetëm ndaj skuadrës sonë, por ndaj shtetit dhe kombit tonë.

Në ato momente të vështira, lojtarët tanë reaguan me dinjitet, dhe ne si Federatë qëndruam krah tyre për të mbrojtur emocionet dhe dinjitetin e tyre dhe të shtetit tonë.

Ky ishte një akt i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e Kosovës dhe për të mbështetur çdo përpjekje për një sport të pastër dhe të drejtë, ashtu siç janë edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s.

Falënderojmë të gjitha institucionet dhe opinionin publik për përkrahjen e tyre të drejtë dhe të vendosur. Ne sigurojmë se nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi konform rregulloreve për rastet e tilla politike dhe qëllimkëqija që nuk kanë vend në sport deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportivë (KAS) në Lozanë.

Futbolli duhet të jetë simbol i fair-play-it dhe bashkimit, veçanërisht në ndeshjet e kalibrit të tillë.

Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi!

Për shkak të thirrjeve raciste, ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 16/11/2024 16/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?