KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëvendëskryeministri Mexhiti jep detaje për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni
Politikë

Zëvendëskryeministri Mexhiti jep detaje për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni

Kosova News
Kosova News 20:36 -15/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.

Për këtë dhe zhvillime të tjera në Maqedoninë e Veriut, ka folur zv/kryeministri Izet Mexhiti, i cili tha se mbledhja e përbashkët do të jetë e frytshme ku si pikë e parë e mbledhjes do të jetë rregullimi i sistemit në kufijtë Bllacë dhe Jazhincë, Shkup-Tetovë, të cilat sipas tij janë pika tejet të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve në dy shtete.

Kurse pika e dytë e diskutimit sipas tij do jetë për bashkëpunimin në sferën e energjetikës për të ndihmuar njëri tjetrin në rastet kur ka nevojë.

Ndërsa pika e tretë Mexhiti tha se ka të bëjë me rrugën Tetovë – Prizren.

“Së shpejti do të hapet tenderi i tunelit i cili është 6.2 kilometra pak më i gjatë se tuneli i Kalimashit në Shqipëri dhe më i gjati në rajon. Përveç këtyre tre pikave do të ketë edhe pika të tjera të cilat në interes të dy shteteve dhe qytetarëve”, tha ai.

Sa i përket 100 ditëshit të qeverisë së Maqedonisë, Mexhiti deklaroi se qeveria e Maqedonisë është konform programeve dhe premtimeve dhe se po i zbaton projektet të cilat janë në favor të shqiptarëve.

“Luftë e ashpër po bëhet ndaj biznesit të kazinove për ta reduktuar dukshëm sepse është i dëmshëm për qytetarët dhe shtetin. Po ashtu po punohet për luftë të pa kompromis ndaj korrupsionit që ka ndodhë në të kaluarën edhe pse fjalën e fundit ia lëmë drejtësisë”, tha ai.

Tutje Mexhiti deklaroi se është marr vendimi i qeverisë për 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza” dhe se të martën do të kalojë vendimi për ta rrumbullakuar sheshin “Skenderbeu” në “Çarshinë e Vjetër” të Shkupit, në vlerë prej 20 milonë euro.

“Në këto 100 ditë ka qenë dukshëm fokusi të fuqizimi i decentralizimit që është shtyllë e marrëveshjes së Ohrit dhe se qeveria ka hapur procedurën që në këtë gjysmë viti 100 milionë euro ndahen për projekte komunale që kanë të bëjnë më infrastrukturën dhe ngritjen e standardit jetësor dhe po përgatitet për 250 milionë euro tjera prej janarit deri në mars. Brenda gjashtë muajve shkon në gjysmë miliardi euro shuma për realizimin e projekteve, shumë e cila shkon për komunat në përgjithësi dhe 30 për qind e kësaj shume shkon për komunat dhe vendbanimet shqiptare”, shtoi Mexhiti në një intervistë në RTK.

Sipas tij, decentralizimi për shqiptarët në Maqedoni është dy herë më i rëndësishëm për shkak se ka qenë ideja e marrëveshjes së Ohrit që nëpërmjet fuqizimit të komunave shqiptarët t’i realizojnë shumicën e të drejtave të tyre pa pasur nevojë të drejtohen drejt tek qeveria.

Mexhiti u shpreh i kënaqur për lëvizjet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe uroj që së shpejti edhe Maqedonia të bashkëngjitet, por sipas tij kjo ngecje e Maqedonisë është rezultat i keqqeverisjes në tetë vitet e kaluara.

Ai deklaroi se prioritet i kësaj qeverie mbetet rruga drejt Bashkimit Evropian.

Prioritetet më të larta të Bashkimit është gjuha shqipe dhe se do të bëjnë çmos për ta mbrojtur dhe për ta avancuar përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe dhe po punojnë për të pasur ligj të posaçëm për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në administratë.

“Qeveria ka ndarë mjete për shënimin e festave të nëntorit, festën e 22 nëntorit që lidhet me gjuhën shqipe në mënyrë shtetërore e qeveritare”, tha Mexhiti.

Kurse për ngjarjen që ka ndodhur me presidenten e Kosovës, në aeroportin e Shkupit, Mexhiti tha se nuk ka qenë rasti i parë që ka ndodhur me presidenten Osmani. Ai theksoi se ka pasur edhe dy raste të tjera por se nuk janë bërë të ditura nga qeveritë e kaluara. Sipas tij, qeveria i ka marrë masat që tash e tutje kurdo që presidentja Osmani të udhëtojë nëpër Maqedoni, të ketë angazhim të drejtpërdrejt që ajo të kalojë sa më mirë.

Gjithashtu lexoni:

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Kosova News 15/11/2024 15/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
15:01 -15/06/2026
Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati
14:46 -15/06/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?