KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
Siguri

Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Kosova News
Kosova News 23:32 -14/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se, pas sulmit në Banjskë vitin e kaluar, i kanë shtuar forcat, sidomos përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Ai ka folur edhe për çështjen e Urës së Ibrit, duke shtuar se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë për të gjitha problemet, nuk është ushtarake por politike.

Komandanti i KFOR-it ka thënë se e ka pranuar detyrën e tij në një kohë mjaft komplekse sa i përket sigurisë, të cilën e konsideron të brishtë.

“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por ende e brishtë, dhe veprimet e shumta të njëanshme të kryera nga disa palë të interesuara me të vërtetë nuk ndihmojnë në stabilizimin e tij. Kjo na bën të ndjekim nga afër çdo zhvillim përkatës të sigurisë”, ka thënë ai për televizionin publik. 

Duke folur për çështjen e hapjes së Urës mbi Ibër, gjeneralmajor Enrico Barduani ka theksuar se pozita e KFOR-it për urën ka qenë e qëndrueshme dhe e qartë se: çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

“KFOR-i do të ruajë praninë e tij të qëndrueshme mbi urën dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Në lidhje me urën si dhe disa çështje të tjera të pazgjidhura – është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga shpalljet dhe veprimet njëpalëshe që mund të krijojnë tensione. Kështu, ne do të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe të koordinojmë ngushtë me të gjithë partnerët tanë për të parandaluar çdo eskalim”, ka deklaruar ai.

Prioriteti kryesor i gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se është të sigurohet që KFOR-i të mbetet i pozicionuar mirë për të vazhduar kontributin e tij për sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.

“Për këtë qëllim, ne duhet të ruajmë gatishmërinë operacionale të KFOR-it për të përballuar çdo sfidë sigurie që mund të shfaqet. Por më lejoni të shtoj se, përveç përgatitjes operacionale, gjithashtu bashkëpunimi i fortë dhe komunikimi i rregullt dhe i bazuar në besim me partnerët tanë lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë janë thelbësore për stabilitetin rajonal”, ka thënë tutje Barduani.

Ai mes tjerash ka thnë se KFOR-i vazhdon ta mbështesë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili sipas tij mbetet kuadri për adresimin e çështjeve të pazgjidhura, për përfitimin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

E i pyetur lidhur zgjidhjet për sfidat e sigurisë Kosovë-Serbi, Komandanti i KFOR-it është shprehur se zgjidhja për sfidat e sigurisë nuk është përfundimisht ushtarake, por politike, sepse sipas tij dialogu është çelësi për zgjidhjen e shumicës së çështjeve.

“Natyrisht, KFOR-i nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të vazhduar zbatimin e misionit të tij bazuar në mandatin tonë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, për të mirën e të gjithëve. Por përpjekja ushtarake do të mbetet gjithmonë e paplotë nëse Prishtina dhe Beogradi nuk angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe, në një perspektivë më të gjerë, të komunitetit ndërkombëtar. Historia gjithmonë ka treguar se dialogu është çelësi për zgjidhjen e shumicës së çështjeve. Konflikti lind aty ku mungon dialogu. Kjo vlen edhe për Kosovën”, ka thënë ai.

Mes tjerash ai foli edhe për numrin e trupave të KFOR-it në Kosovë dhe theksoi se në rast të rritjes së tensioneve KFOR-i është i gatshëm dhe i pajisur për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij.

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 14/11/2024 14/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?