KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Foda: Kemi ardhur për fitore, është si një finale për ne
Sport

Foda: Kemi ardhur për fitore, është si një finale për ne

Kosova News
Kosova News 19:40 -14/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e saj në stadiumin “Arena National” në Bukuresht, ku nesër mbrëma do të përballet me Rumaninë, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Atmosfera tek Dardanët është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të përqendruar dhe të motivuar për këtë sfidë kyçe.

Para stërvitjes, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe mesfushori Elvis Rexhbeçaj, dolën në konferencë për media. Foda shprehu besimin e tij për një paraqitje të fuqishme të ekipit dhe theksoi rëndësinë e respektit në fushën e lojës. Ai rikujtoi se Kosova ka udhëtuar në Rumani me qëllimin e vetëm për të fituar këtë ndeshje, të cilën e cilësoi si “finale” për ekipin e tij.

Pavarësisht se ndeshjen e parë në Prishtinë Rumania e fitoi me rezultat 3:0, Foda beson se Kosova është e gatshme të luftojë për fitore dhe të tregojë rritjen që ka arritur kohët e fundit.

“Puna ime është ta përgatis ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë e kemi bërë gjatë ditëve të fundit. Pres që nesër të ketë respekt në fushë dhe të tregojmë lojën më të mirë të mundshme”, theksoi Foda.

Ai tutje tha se ashtu sikurse secila skuadër, edhe Rumania ka pikat e saj të dobëta, por ka edhe pika shumë të forta. Foda tha se do të ketë ndryshime nga ndeshja e parë në shtator, qoftë taktike apo edhe në qasje të lojës.

“Përkundër faktit që kemi pësuar humbje 3:0 në Prishtinë, besoj se me paraqitjen që kemi treguar kemi qenë të përafërt, por kemi pësuar gola të lehtë dhe kjo ka ndikuar në atë rezultat. Sa i përket paraqitjes nuk them se kemi pasur shumë dallim nga kundërshtari. Pastaj, i kemi fituar nëntë pikë ndaj Qipros dhe Lituanisë dhe kjo ka rritur besimin e ekipit. Kemi treguar se kemi bërë një hap përpara. Kemi shumë mungesa të rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Besoj se ekipi është më lart se sa ka qenë në shtator dhe besoj e është i gatshëm ta tregojë gjithë potencialin në kërkim të fitores.  Është e qartë se ne jemi këtu për të tentuar fitoren. Duhet të jemi agresiv, ta fitojmë topin sa më shpejt. Do të kemi 90 minuta kohë për ta fituar ndeshjen. Gjithçka është në duart tona. Nëse duam vendin e parë, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Foda.

Duke komentuar një deklaratë të homologut të tij te Rumania për Edon Zhegrovën, Foda vlerësoi formën e lojtarit, i cili po tregon cilësi të shkëlqyeshme me skuadrën e tij te Lille, por theksoi se për të pasur sukses kundër Rumanisë, Kosova duhet të veprojë si një skuadër e bashkuar në mbrojtje dhe në sulm.

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, theksoi rëndësinë e kontrollimit të lojës në mesfushë dhe angazhimin e të gjithë ekipit për të fituar. “Stërvitjet kanë shkuar shumë mirë këtë javë. Besoj se jemi gati, e dimë se ]farë atmosfere na pret, por ne jemi futbollistë profesionistë të gjithë, jemi të përgatitur 100 përqind për ndeshjen kundër Rumanisë. Na duhet që ta kontrollojmë lojën në mesfushë, por duhet të gjithë të luftojmë së bashku, pasi kemi ekip shumë cilësor në ofensivë. Do të luajmë të bashkuar në mënyrë që ta dominojmë lojën”, tha Rexhbeçaj, duke premtuar se do të japë maksimumin për fitoren e Kosovës.

Në Grupin C2 të Ligës së Kombeve, Rumania kryeson me 12 pikë, ndërsa Kosova e ndjek me 9 pikë. Për të fituar grupin dhe për të avancuar në Ligën B, Kosovës i nevojitet një fitore më e thellë se 3:0 kundër rumunëve. Ndeshja vendimtare do të zhvillohet nesër në ora 20:45.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 14/11/2024 14/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?