KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Franca i rrit masat e sigurisë para ndeshjes me Izraelin
Botë

Franca i rrit masat e sigurisë para ndeshjes me Izraelin

Kosova News
Kosova News 20:48 -13/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet franceze i kanë rritur masat e sigurisë në Paris, në prag të ndeshjes së futbollit mes kombëtares së Francës dhe asaj të Izraelit të enjten, me shpresën se do t’i shmangin përleshjet e dhunshme mes tifozëve vendës dhe atyre izraelitë që ndodhën javën e kaluar në Amsterdam.

Ndeshja e Ligës së Kombeve në stadiumin Stade de France, do të zhvillohet në një kohë të brishtë, pasi marrëdhëniet diplomatike mes presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe liderit izraelit, Benjamin Netanyahu, janë të tensionuara si pasojë e luftës në Gazë.

Rreth 4.000 oficerë të policisë do të vendosen në dhe përreth stadiumit, si dhe në vendet e transportit publik, tha policia në Paris.

“Kjo është masë e jashtëzakonshme, mobilizim tri apo katër herë më i madh se zakonisht”, tha shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez, për radion RTL, të mërkurën.

Vetëm flamujt francezë dhe ata izraelitë do të lejohen brenda stadiumit, shtoi ai.

Macron do të marrë pjesë në ndeshje në shenjë solidariteti, ndërsa ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, tha pas përleshjeve në Amsterdam se ndeshja do të zhvillohet sipas planit dhe se për këtë nuk ka pasur asnjëherë dyshime.

Megjithatë, vetëm 20.000 tifozë pritet të jenë në stadiumin me kapacitet 80.000 ulëse në veri të Parisit.

Grupi i tifozëve francezë, Les Irreductibles Français, kreu një sondazh midis anëtarëve të tij, i cili tregoi se 15% do ta bojkotojnë ndeshjen për shkak të luftës Izrael-Gazë, ndërsa rreth 30% cituan “rreziqet e sigurisë” si arsye.

Emocionet për veprimet e Izraelit në Gazë janë të forta në Francë, e cila është shtëpia e komuniteteve më të mëdha hebraike dhe myslimane në Evropë. Raportimet për akte antisemitike janë rritur me një “përqindje të paprecedentë” prej 284% në vitin 2023, tha në qershor Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Francë, ndërsa aktet antimyslimane janë rritur për rreth një të tretën.

Tifozët izraelitë të futbollit dhe vendësit u përleshën javën e kaluar në Amsterdam, duke bërë që të paktën pesë izraelitë të lëndohen pas ndeshjes së Maccabi Tel Avivit kundër Ajaxit në Ligën e Evropës./REL

Gjithashtu lexoni:

Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë

Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë

Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian

“Mund të kisha thënë po”, Klopp zbulon arsyen pse e refuzoi kombëtaren e njohur

Barcelona do t’i paguajë 6 milionë euro Messit të hënën, para do të përfitojnë edhe disa ish-yje të katalunasve

Kosova News 13/11/2024 13/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë
15:08 -29/06/2025
Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian
15:05 -29/06/2025
‘Dridhet Beogradi’, dhjetëra mijëra demonstrues kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit
15:02 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?