Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliq nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.
Regimi i tij ka ardhur pasi Deliq ishte komandant i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë.
“Komandanti i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Veç Millosheviçi po ju mungon edhe po kompletohet udhëheqja kriminale serbe e viteve 90-ta”, ka shkruar ai në Facebook, raporton KosovaNews.
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave.
Fondi Joqeveritar i Beogradit për të Drejtën Humanitare, i cili heton krimet e luftës, ngriti dy kallëzime penale kundër tij për ato që ata thanë se ishin krime në Kosovë, por asnjë procedim nuk u nis kurrë kundër Deliq.
Bozhidar Deliq, ish-komandanti i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, brigadë që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.
Të martën është zgjedhur kryesia e Kuvendit të Serbisë. Kryekuvendar është zgjedhur Vladimir Orliq, ndërsa Deliq është zgjedhur një prej shtatë nënkryetarëve.
Deliq ishte komandant i Brigadës 549 të Motorizuar në Ushtrinë e Jugosllavisë gjatë Luftës në Kosovë.
Në këtë brigadë kishin marrë pjesë edhe mercenarë rusë.
Deliq ishte paraqitur dëshmitarë i mbrojtjes në seancat në Tribunalin në Hagë në rastin e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millozheviq dhe në rastin e Vladimir Lazareviqit.
Brigada 549 akuzohet për kryerje të krimeve të luftës në fshatra të Kosovës në mars dhe prill të vitit 1999.
Deliq mori 197 vota të martën për t’u zgjedhur nënkryetar.
Deliq në zgjedhjet në Serbi ishte bartës i listës “NADA”.


