KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Federata e Taekwondos së Kosovës dhe KOK-u deklarohen për incidentin në Tiranë
Sport

Federata e Taekwondos së Kosovës dhe KOK-u deklarohen për incidentin në Tiranë

Kosova News
Kosova News 16:32 -12/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Taekwondos e Kosovës të martën ka reaguar për incidentin që ndodhi të dielën paradite në Tiranë.

Trajneri kosovar, Valmir Fetiu ka goditur me shuplakë garuesen dhe vajzën e tij 8-vjeçare. Federata ka refuzuar të deklarohet të dielën e të hënën, ndërsa lëshoi një komunikatë për rastin të martën pasdite.

Federata kosovare ka njoftuar për dënimin gjashtëmujor të trajnerit nga Federata Evropiane e Taekwondos. Kjo u bë e ditur të hënën nga federata evropiane.

“Duke punuar dhe shpresuar që raste si ky dhe raste tjera të ngjashme të mos përsëriten më, FTWK dënon ashpër veprime të tilla dhe zotohet se gjithmonë do të marrë masa ndaj këtyre dukurive”, ka shkruar federata kosovare e taekwondos.

Në një lëvizje që duket e koordinuar, menjëherë pas federatës është deklaruar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, që po ashtu nuk ishte prononcuar të hënën.

Presioni ndaj KOK-ut dhe federatës për të dënuar rastin ishte i madh. “KOK-u duke vlerësuar rastin si të ndjeshëm, fillimisht ka zhvilluar takime me drejtuesit e federatës, në mënyrë që të marrë të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me incidentin. KOK-u përkrahë FTK-në në lidhje me vendimin për suspendim të trajnerit dhe njëherit dënon incidentin e ndodhur, me shpresën dhe besimin se raste të tilla, të cilat njollosin sportin e Kosovës, të jenë të fundit”, shkruan në një postim të Komitetit Olimpik të Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë

Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian

“Mund të kisha thënë po”, Klopp zbulon arsyen pse e refuzoi kombëtaren e njohur

Barcelona do t’i paguajë 6 milionë euro Messit të hënën, para do të përfitojnë edhe disa ish-yje të katalunasve

Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit

Kosova News 12/11/2024 12/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë
15:08 -29/06/2025
Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian
15:05 -29/06/2025
‘Dridhet Beogradi’, dhjetëra mijëra demonstrues kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit
15:02 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?