Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së Kosovës kur në Kuvend po diskutohet për Buxhetin.
Ai ka thënë se në fushatë zgjedhore Kurti ka premtuar zhvillim ekonomik mirëpo ai ka manipuluar me qytetarët.
Më tutje deputeti i PDK-së është shprehur se qeveritarët vetëbesimin e kanë të lartë ndërsa dijen e kanë të ulët.
‘’Fjalimet popullsite nuk po i ngopin qytetarët, nuk po e parandalojnë migrimin, këtynë po ju del ftyra e vërtetë’’, ka thënë Lushtaku.
Deputeti i PDK-së thotë se Kurti i rriti pagat vetëm për fushatë zgjedhore.
Në fund ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të votojë kundër buxhetit për vitin 2025


