Trajneri i taekwondise, Valmir Fetiu është suspenduar të hënën nga Federata Evropiane e këtij sporti për shkak se i ra shuplakë vajzës së tij të mitur pasi ajo u mposht nga një garuese serbe.
Fetiu i kishte ra shuplak garueses së Kosovës (vajzës së tij) në sportin e taekwondistes, pasi ajo u mund nga një serbe në Evropianin për fëmijë, ngjarje kjo që u zhvillua fundjavën që lamë pas në Tiranë.
Federata Evropiane sot mori vendimin për suspendimin Veliut për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare.
Ndërkohë, për gjestin e bërë nga trajneri Veliu, ka reaguar edhe koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.


