KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zhvillimet e fundit në UP, studentët paralajmërojnë bojkot dhe protesta
Arsim

Zhvillimet e fundit në UP, studentët paralajmërojnë bojkot dhe protesta

Kosova News
Kosova News 17:14 -09/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Largimi i afateve shtesë për provime në Universitetin e Prishtinës ka ndikuar që Parlamenti Studentor të paralajmërojë protestë për ditën e martë para Rektoratit, pasi studentët po refuzojnë propozimin e rektorit Arben Hajrullahu që afatet shtesë të provimeve të zëvendësohen me vlerësimin e vazhdueshëm.

Përfaqësuesi nga Parlamenti i Studentëve të UP-së, Fatjon Haxhaj në një prononcim ka paralajmëruar vazhdimin e bojkotimit të mësimit dhe protestave deri në plotësimin e kërkesave për mbajtjen e afateve shtesë të provimeve për nëntor dhe prill.

Ai thotë se studentët nuk janë kundër vlerësimit të vazhdueshëm të tyre nga profesorët, por kërkojnë që kjo metodë fillimisht të implementohet dhe të rezultojë me sukses e më pas të zëvendësohet me afatet shtesë të provimeve.

Haxhaj thekson se anulimi i mbajtjes së afateve shtesë për provime i dëmton studentët, duke rezultuar me humbjen e vitit akademik dhe bursave universitare.

Ai shprehet optimist se me rektorin Hajrullahu do të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme, pasi sipas tij “ngërçi” i krijuar nuk i konvenon askujt.

Ndërkaq, deklarimet e rektorit Arben Hajrullahu se “disa studentë janë të financuar për të instrumentalizuar dhe krijuar mjegull sikur menaxhmenti i UP-së është kundër studentëve”, Haxhaj i quan të pabaza.

Më 6 nëntor Parlamenti Studentor i UP-së u bëri thirrje studentëve të UP-së që ta bojkotojnë mësimin, pas pakënaqësive me vendimin e rektorit Hajrullahu për emërimin e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e kërkesës që kanë parashtruar për mbajtjen e afateve shtesë të provimeve, për të cilin thanë se e kanë pranuar po atë ditë.

Statuti i ri i UP-së “Hasan Prishtina”, për dallim nga vitet e kaluara, nuk përmend mundësinë e mbajtjes së afateve shtesë për provime. Dje, rektori Hajrullahu u bëri thirrje studentëve që “të mos bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, por të shkojnë në Rektorat të diskutohet për zgjidhje.

Ndër të tjera, ai potencoi se kanë një sistem elektronik për të përcjellë të arriturat e studentëve, por atë që e ka gjetur, është se ky sistem nuk është përdorur nga “grupi i profesorëve dembelë”, gjë që theksoi se nuk do ta lejojë këtë situatë me të cilën i kanë futur studentët në “gërshërë”.

Gjithashtu lexoni:

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Kosova News 09/11/2024 09/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve
15:52 -15/06/2026
Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
15:22 -15/06/2026
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
15:01 -15/06/2026
Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati
14:46 -15/06/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?