Sot, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ministrin e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përuruan përfundimin e rrugës Vidomiriç – Banovdo, një investim që do të sjellë përfitime të shumta për banorët dhe gjithë rajonin.
Ministri Aliu theksoi rëndësinë e këtij projekti në përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet pjesëve të ndryshme të vendit, veçanërisht për zonat që për shumë vite kanë mbetur të izoluara.
“Kjo rrugë është po ashtu në vazhdën e përkushtimit tonë për të rritur sigurinë dhe mundësuar qarkullimin në këtë pjesë të vendit, që për gjithë këto vite ka qenë e harruar, si dhe krijimin e një rrjeti të rrugëve të reja duke hapur e lidhur sa më shumë këtë zonë me pjesën tjetër të vendit”, tha Aliu.


