Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë te semaforat afër Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.
Të aksidentuara janë dy vetura, ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në një fotografi të dërguar nga një lexues i KosovaNews, shihet se aksidenti ka shkaktuar pak dëme materiale të makinave.
Policia e Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin./KosovaNews/



