KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Partive politike u kërkohet të përmbahen nga gjuha fyese
Politikë

Partive politike u kërkohet të përmbahen nga gjuha fyese

Kosova News
Kosova News 12:19 -03/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare në vend, partitë politike – në pushtet e opozitë – po zhvillojnë betejë të ashpër me akuza e kundër akuza për çështje të ndryshme. Organizatat jo-qeveritare në vend po u kërkojnë deputetëve që të përmbahen nga gjuha denigruese gjatë seancave plenare në Kuvendin e Kosovës.

Në partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se partitë opozitare përmes akuzave dhe siç konsiderojnë ata shpifjeve, kanë zgjedhur “rrugën e gabuar” për të bërë fushatë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në anën tjetër, partitë opozitare thonë se ashpërsia e gjuhës vjen nga pushteti dhe sipas tyre mazhoranca “nuk mund të mbrohet” nga ato që opozita i quan skandale dhe korrupsion.

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj thotë se deputetët duhet të jenë shembull i respektimit dhe promovimit të vlerave demokratike.

“Pavarësisht përkatësisë partiake, deputetët duhet të ruajnë dhe promovojnë vlerat bazë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës. Duhet të jenë shembull i respektimit dhe promovimit të vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë… I bëjmë thirrje të gjitha partive politike, pa dallim, që me t’i përmbushin detyrimet e tyre që rrjedhin nga Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme dhe obligimet ndaj qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.

Fjalori në parlament është ashpërsuar sidomos pas publikimit në media të bisedave në të cilat është përfshirë shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, terroristin Millan Radoiçiq.

Për pushtetin, opozita së fundmi është duke bërë një fushatë të pabazuar dhe irracionale kundër qeverisë. Kjo, sipas tyre, edhe e cenon kulturën politike të raporteve ndër-partiake.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi thotë se kjo gjuhë e opozitës është e ndërlidhur me “ankthin për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”.

“Është e dukshme që opozita në Kosovë papritmas është ngritur dhe zgjuar në një fushatë të pabazuar, irracionale kundër qeverisë dhe kundër Vetëvendosjes. Jam i bindur që kjo është e ndërlidhur drejtpërdrejtë me ankthin tyre për rezultatin e zgjedhjeve të shkurtit. Sa më afër 9 shkurtit është e dukshme që ne do të shohim deklarata të tilla, gjuhë të ashpër që natyrisht e cenon edhe atë kulturën politike të raporteve ndër partiake, por edhe procesin e funksionimit të Kuvendit të Kosovës…

Pa dyshim që [ky diskurs] e dëmton, jo vetëm fushatën zgjedhore, demokracinë e kulturën politike, por edhe vetë procesin e funksionimit të Kuvendit të Kosovës. Është e vërtetë që jemi në fund të legjislaturës por Kuvendi megjithatë deri në fund të dhjetorit është mirë ta përmbush funksionin parësor që e ka – miratimin e ligjeve. Gjithë kjo, gjuha, zhurma, ashpërsia, seancat kinse të jashtëzakonshme me tema inekzistente pa objekt e pa përmbajtje po bëhet në kurriz të miratimit të ligjeve”, thekson Rrustemi.

Mirëpo, një gjë të tillë e mohon deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa i cili thotë se opozita po përdorë mekanizmat demokratik për të dëshmuar “keq-menaxhimin e qeverisë, bashkëpunimin me Listën Serbe” dhe siç thotë ai, aferat korruptive.

“Kemi pa nivelin e komunikimit, nuk e di se si mund të mbrohen mazhoranca kur shefja e grupit parlamentar koordinohet me një kriminel që kërkohet nga institucionet e Kosovës. Ajo koordinohet a me u zgjedh në Gjykatën Kushtetuese ky person, apo ai person. Koordinohet për pagën minimale, koordinohet a me qenë veteranët e UÇK-së në pagë minimale. Mendoj se qeveria aktuale e ka humbur rrugën edhe ashtu është në fund të mandatit…S’ka të bëjë me fushatë, shkeljet ligjore janë individuale të tyre dhe secili përgjigjet për veprimet e tyre. Ne kemi pa se kemi një qeveri të korruptuar. Shumica e ministrave janë me aktakuza apo janë në hetime, po ashtu edhe shumica e kryeshefave ekzekutiv të ndërmarrjeve publike janë me aktakuza apo hetime. Mendoj se ky është një imazh i keq i kësaj qeverie”, deklaron deputeti i PDK-së.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se kohëve të fundit nuk ka pasur fyerje dhe sharje por vetëm paraqitje e “realitetit të aferave dhe skandaleve të pushtetit”.

“Nuk mendoj se ka pasur kohëve të fundit fyerje dhe sharje. S’mendoj se kjo ka të bëjë kryekëput me fushatën zgjedhore. Kjo ka të bëjë me pamundësinë e punës normale në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje po pamundëson që të mbahen seanca normale në Kuvend, duke mos marrë pjesë në seanca dhe duke qenë e paaftë me marrë vendime”, thotë Gashi.

Partitë opozitare e kanë akuzuar dhe kritikuar ashpër pushtetin edhe pas disa raportimeve në media për biseda në mes të Koordinatores së komiteteve të VV-së Dejona Mihali me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Kransiqi. Këto, pushteti i ka cilësuar shpifje.

Kritika dhe ashpërsim të gjuhës ndaj pushtetit ka pasur edhe pas disa arrestimeve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

Kosova News 03/11/2024 03/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?
12:53 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?