Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka treguar se menaxhimi i resurseve peshkore është një tjetër fokus i Ministrisë së Bujqësisë, ku për këtë ne po ndërmarrim hapa të qartë për të nxitur zhvillimin.
“E një prej vendeve ku ky angazhim po tregon rezultate, falë kushteve të favorshme natyrore, është fshati Poslishtë, fshat i njohur për burimet ujore të pasura dhe shëruese, që krijojnë kushte ideale për zhvillimin e akuakulturës”, ka shkruar ai.
Sipas tij, një shembull frymëzues vjen nga fermeri Etem Islamaj, i cili me mbështetjen e Ministrisë ka përfituar një grant prej 98,000 eurosh për modernizimin e aktivitetit të tij peshkues.



