KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti bashkëbisedoi me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër
Politikë

Kurti bashkëbisedoi me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër

Kosova News
Kosova News 22:23 -01/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas takimeve bilaterale me përfaqësues shtetëror zviceranë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër, për të dëgjuar mbi historitë e tyre te suksesit, dhe për t’i njohur me zhvillimin e vendit dhe progresin e katër viteve të fundit.

Sipas njoftimit, Kurti tha se Kosova është shtet që promovon lidere gra në sektorë të ndryshëm, përfshirë në biznes dhe ndërmarrësi.

Ai u fokusua edhe në politikat gjithëpërfshirëse të ndërmarra gjatë mandatit tonë, të cilat kanë synim edhe arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, të cilat ishin dhe tema kryeqendër të bisedës.

Theksoi se është rritur pjesëmarrja e grave në pozicione vendimmarrëse dhe administratë publike, ku 45.6% është niveli i përfaqësimit të grave në institucione publike, gjersa është përmirësuar dhe përfaqësimi në ndërmarrjet publike.

Ndërkohë sa i përket aftësimit arsimor, profesional dhe punësimit, kryeministri tha se janë ndarë 4881 bursa për studentë në fushat STEM, ku prej tyre 4611 janë destinuar për studentet vajza, është arritur mbështetje direkte për punësimin e mbi 12 mijë grave, janë shtesat për lehona dhe fëmijë ku kemi mbi 62 mijë lehona përfituese gjersa për shtesat për fëmijë kanë përfituar mbi 400 mijë fëmijë.

Shtoi se rreth 100 mijë gra kanë hapur llogari bankare për herë të parë falë këtyre masave. Gjithashtu përmes platformës Superpuna dhe skemës Kosovo Generation Unlimited ka vijuar të incentivohet punësimi i vajzave dhe grave, gjersa si qeveri kemi ndërmarrë dhe hapa për shëndetin dhe mbrojtjen e vajzave dhe grave.

Kryeministri Kurti tha se mërgimtarët, përfshirë edhe gratë e suksesshme, mund të zgjerojnë veprimtaritë e tyre biznesore në Kosovë, duke shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga vetë shteti ynë, në mënyrë që përvoja e akumuluar jashtë vendit të jetë thelbësore për zhvillimin dhe avancimin e shtetit, duke ndërtuar ura të reja dhe fuqizuar brezat e rinj, për sigurimin e një të ardhme të qëndrueshme për vendin tonë, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Kosova News 02/11/2024 01/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore
00:02 -22/06/2025
Dita Kombëtare e Sllovenisë festohet në kampin e KFOR-it, në Prishtinë
23:20 -21/06/2025
Albanian Roots, mbahet parada shqiptare në New York
23:16 -21/06/2025
DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
22:25 -21/06/2025
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve
22:07 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?