KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kriza e ekonomisë gjermane: Kush blen sot Volkswagen?
AutoBotë

Kriza e ekonomisë gjermane: Kush blen sot Volkswagen?

Kosova News
Kosova News 21:58 -01/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Termi “Zeitenwende” (pika e kthesës) është aktualisht në trend. Ai u përdor nga kancelari gjerman Olaf Scholz për të përshkruar sfidat e reja të politikës së sigurisë, me të cilat u përball Gjermania pas sulmit rus në Ukrainë. Por sot përdoret gjithashtu në kontekste të tjera. Politika ekonomike dhe gjiganti i veturave, Volkswagen është një shembull i jashtëzakonshëm i sfidave aktuale.

Industria gjermane e automjeteve është në telashe për shkak të humbjes në rritje të rëndësisë së motorëve me djegie në tregjet kryesore (SHBA, Kinë, Evropë) dhe kalimit në prodhimin e makinave elektrike.

Elektromobiliteti po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Studimi i fundit i firmës konsulente PricewaterhouseCoopers (PwC) thotë se numri i regjistrimeve të automjeteve me bateri (BEV) do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme. Vëzhguesit e tregut nga Frankfurti tregojnë se cilat modele janë aktualisht të suksesshme e cilat jo. Nga perspektiva gjermane, kjo është shqetësuese: Modeli Y i Teslës është deri tani makina më e shitur në tregjet kryesore. Modelet e VW janë shumë prapa.

Elektromobiliteti eliminon vendet e punës

Frank Schwope nga Universiteti i Ndërmarrjeve të Mesme në Hannover beson se kjo është një nga arsyet e problemeve të prodhuesit më të madh gjerman të makinave, Volkswagen. I pyetur nga DW, eksperti i makinave thotë se këtu luajnë një rol të rëndësishëm “ndryshimet e mëdha që kanë ardhur nga konkurrentët kinezë”. Sipas VW, këto ndryshime po çojnë në një rënie të madhe të fitimeve: në tremujorin e tretë të 2024, fitimet kanë qenë rreth 64 për qind më të ulëta se një vit më parë.

Si përgjigje, gjiganti planifikon të kursejë kryesisht në kostot e punës. Një ulje prej dhjetë për qind e pagave do të sillte 800 milionë nga kursimet e planifikuara prej katër miliardë eurosh. Përveç kësaj, sipas këshillit të punëtorëve, VW planifikon të mbyllë tre fabrika dhe të shkurtojë dhjetëra mijëra vende pune.

Në Belgjikë, Audi, e cila është pjesë e Grupit VW, po ndërmerr hapa konkretë dhe planifikon të ndalojë prodhimin e makinave elektrike në Bruksel në fund të shkurtit – rreth 3.000 njerëz janë të punësuar atje. Kështu i tha agjencisë AFP të martën (29 tetor) një përfaqësues i sindikatës belge CNE.

Se sa e rëndë është situata, konfirmoi në të njëjtën ditë presidentja e Shoqatës së Industrisë së Automjeteve Gjermane (VDA), Hildegard Müller. Sipas saj, kalimi në lëvizjen elektrike do të kushtojë 140.000 vende pune shtesë në industrinë gjermane të automobilave gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm. Që nga viti 2019, rreth 46.000 vende pune janë shkurtuar tashmë. “Transformimi i industrisë sonë është një detyrë e madhe”, i tha ajo Reuters, duke shtuar se “është thelbësore që politika të mbështesë këto ndryshime”.

Politikanët dhe VW

Thirrja tek “politika” është gjithnjë e zëshme kur kompanitë kërkojnë kushte më të favorshme për të bërë biznes. Në rastin e Volkswagenit, kjo thirrje ka peshë të veçantë sepse në këtë krizë është e përfshirë edhe politika.

Volkswagen është themeluar në vitin 1938 si një ndërmarrje shtetërore dhe kurrë nuk është pavarësuar tërësisht, as pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore dhe rifillimit të prodhimit. Kryeministri i Saksonisë së Poshtme, ku ndodhet selia në qytetin Wolfsburg, është anëtar i bordit mbikëqyrës të këtij koncerni.

Kryeministri Stephan Weil (Partia Socialdemokrate) gjendet në një rol të dyfishtë – ai kërkon “zgjidhje alternative” dhe kërkon që politika të kontribuojë më shumë, për shembull me futjen e stimujve të rinj për blerjen e makinave elektrike dhe lehtësime të tjera nga BE.

Në nivel federal, asgjë nuk është bërë deri më tani për të ndryshuar kushtet e kornizës ekonomike, thotë drejtori i Zyrës së institutit amerikan gjerman Marshall Fund, në Berlin, Sudha David-Wilp. Në një intervistë për DW shton se vështirësitë ekonomike të Gjermanisë kërkojnë reforma të guximshme dhe të dhimbshme, por të nevojshme.

“Vitet nën udhëheqjen e zonjës Merkel ishin mjaft komode për Gjermaninë. Vendi kaloi edhe pandeminë COVID-19. Por tani nevojiten reforma”, saktësoi David-Wilp. Por partitë tradicionale kanë frikë nga rritja e populistëve, dhe ky është një problem serioz.

Për Volkswagenin, situata ndërlikohet edhe më tej nga fakti se politika e Berlinit nuk ndjek një kurs të qëndrueshëm në promovimin e makinave elektrike. Partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP nuk kanë një politikë të përbashkët të menaxhmentit të VW-së.

Kriza e përgjithshme ekonomike

Por kriza në Volkswagen është vetëm një pjesë e një krize shumë më të gjerë. Ish-presidenti i institutit, Ifo Hans-Werner Sinn beson se “Volkswageni është vetëm viktimë e e-mobilitetit, kufizimit të motorëve me djegie në BE dhe kostove të larta të energjisë në Gjermani”.

Edhe Franziska Palmas, ekonomiste në kompaninë londineze Capital Economics, thotë për DW se VW është “simptoma e krizës” më të gjerë të industrisë gjermane, që shihet nga rënia e prodhimit prej rreth dhjetë për qind në korrik, në krahasim me fillimin e vitit 2023.

“Volkswagen është simbol i suksesit të ekonomisë gjermane në 90 vjet”, tha Carsten Brzeski për DW. Por tani VW simbolizon një krizë – “Problemet e VW-së duhet të jenë thirrje zgjimi përfundimtar për politikanët gjermanë për ta bërë vendin më tërheqës për investime”./DW

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 01/11/2024 01/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?