Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e mbajtur sot ka themeluar grupin punues për Projektligjin për Byronë e Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Grupi ka në përbërje: Adnan Rrustemin, Artan Abrashin, Doarsa Kican, Hydajet Hysenin, Erxhan Galushin.
Opozita nuk u përfshi në grup, pasi kërkoi që Projektligji t’i kthehej Qeverisë për rishkrim.
Ky vendim, është mirëpritur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton KosovaNews.
Duke deklaruar se, rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen një për një, Haxhiu ka thënë se Ministria e Drejtësisë do të jetë pjesë aktive e procesit të shqyrtimit të Projektligjit dhe adresimit të këtyre rekomandimeve.
Përmes në postimi në facebook, Haxhou ka ftuar akterët, që të japin kontributin e tyre në mënyrë që Kosova të jetë shembull se si funksionon një mekanizëm i konfiskimit civil dhe se si pasuria që nuk mund të justifikohet, i kthehet shtetit./KosovaNews/


