KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti në konferencën “Business Agility Day” në Zvicër, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë
Politikë

Kryeministri Kurti në konferencën “Business Agility Day” në Zvicër, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:36 -31/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qëndrimin zyrtar në Zvicër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e filloi me pjesëmarrjen në konferencën “Business Agility Day”. Si folës kryesor në këtë konferencë, ai prezantoi para përfaqësuesve të rreth 150 kompanive ndërkombëtare përparimin e vendit dhe potencialin për investime të huaja. Ai theksoi përkushtimin dhe angazhimin e vendit tonë për transformim digjital dhe inovacion, duke hapur kështu rrugë për partneritete të reja dhe zhvillim.  

“Është nder për mua të jem këtu sot në mesin e disa prej mendjeve më transformuese në fushën e biznesit dhe teknologjisë. Me njëri-tjetrin ndajmë një qëllim të përbashkët: ndërtimin e organizatave të qëndrueshme, adaptueshme dhe inovative, të përgatitura për ndryshimet e shpejta që po e definojnë botën moderne. Unë jam këtu për t’ju bërë ftesë që të drejtoni shikimin tuaj kah juglindja (e kontinentit), në drejtim të një vendi të gatshëm për të mbështetur dhe rritur ambiciet tuaja – Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti në fillim të adresimit të tij.

Ai veçoi pozitën gjeografike të Kosovës, politikat fiskale dhe tatimore, lehtësirat doganore për importin e pajisjeve dhe lëndës së parë për prodhim, infrastrukturën digjitale, popullatën e re e të edukuar, qëndrueshmërinë institucionale, progresin ekonomik, përparimin demokratik dhe sundimin e ligjit si karakteristika kryesore dhe përparësitë e vendit tonë për investime të huaja.

“Kosova nuk është thjesht një destinacion tjetër për investime: është vendi ku biznesi i juaj mund të bëhet pjesë e një misioni më të madh. Është një mundësi për të kontribuar në një ekonomi në rritje, për të shfrytëzuar potencialin e një fuqie punëtore të re dhe dinamike, për të përfituar dhe për të qenë pjesë e një shoqërie të qëndrueshme dhe përparimtare”, tha më tej ai.

Para të pranishmëve, kryeministri shprehu gatishmërinë e institucioneve për të ofruar infrastrukturën, fuqinë punëtore dhe mbështetjen e nevojshme qeveritare për të realizuar projektet e tyre ambicioze.

“Në Kosovë nuk do të gjeni vetëm një treg, por një partner – një partner që vlerëson inovacionin, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin” tha kryeministri Kurti në përfundim të fjalës së tij. 

Kryeministri Kurti në Zvicër për t’u takuar me mërgimtarët

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 31/10/2024 31/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të
20:01 -15/06/2026
Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat
19:44 -15/06/2026
Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë
19:13 -15/06/2026
Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
18:52 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?