KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KOK-u reagon për deklaratat e FFK-së në lidhje me vendimin e KAS-it
Sport

KOK-u reagon për deklaratat e FFK-së në lidhje me vendimin e KAS-it

Kosova News
Kosova News 14:14 -31/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), të enjten përmes një njoftimi, ka sqaruar opinionin dhe komunitetin sportiv lidhur me deklaratën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ndaj vendimit të fundit të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS), që i dha të drejtë padisë së FC Prishtina.

KAS është një organ i pavarur, i cili zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme e KOK-ut dhe funksionon në përputhje me legjislacionin sportiv dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë sportive.

“Anëtarët që e përbëjnë KAS-in zgjidhen po ashtu nga Asambleja e KOK-ut për ciklin olimpik 2021-2025 dhe pikërisht z. Eroll Salihu, si kryetar i KAS-it, është propozuar nga FFK-ja për anëtar, sikurse anëtarët tjerë nga federatat tjera. KAS-i nuk është i KOK-ut, siç pretendon FFK-ja dhe nuk i raporton KOK-ut, siç nuk i ka raportuar as në vendimin e fundit ndaj FFK-së, e as vendimeve paraprake ndaj federatave tjera. Pra, KOK nuk ndërhyn në proceset vendimmarrëse të KAS-it dhe nuk ndikon në vendimet e tij, duke respektuar në tërësi autonominë e këtij institucioni. Në strukturën e sportit të Kosovës, çdo institucion ka përgjegjësi të qarta dhe të ndara. KOK-u është institucioni ombrellë që përfaqëson sportin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe mbështet zhvillimin e federatave sportive pa ndërhyrë në punët e brendshme të tyre. Ndërkohë, KAS-i vepron si një organ arbitrazhi i pavarur që adreson konfliktet e ndryshme në fushën sportive dhe vepron në përputhje me standardet ligjore për të garantuar drejtësi për të gjitha palët”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

KOK sipas këtij njoftimi, vlerëson lart kontributin e FFK-së dhe çdo federate tjetër për punën dhe përkushtimin në masivizimin e sportit dhe sukseseve ndërkombëtare, por kërcënimet dhe presionet për shqyrtim të anëtarësisë në KOK, për shkak të një vendimi të KAS-it, janë të papranueshme dhe të cilat tentojnë të ndikojnë në rolin e KAS-it dhe pavarësinë e tij. KAS funksionon në mënyrë të pavarur nga çdo institucion tjetër dhe mbetet i përkushtuar në zbatimin e drejtësisë sportive, pa u ndikuar nga anëtarësimi apo pozita e një organizate sportive brenda KOK-ut.

“KOK-u është i përkushtuar të sigurojë që çdo organ i krijuar për zgjidhjen e çështjeve sportive të funksionojë në përputhje me parimet e drejtësisë dhe paanshmërisë. Në këtë kontekst, KOK-u i bën thirrje të gjitha federatave, përfshirë FFK-në, që të respektojnë parimet e drejtësisë sportive dhe të shmangin çdo lloj presioni që mund të cenojë pavarësinë e KAS-it. KOK fton të gjitha organizatat sportive të bashkëpunojnë për një klimë sportive të drejtë dhe të ndershme. Çdo ndërhyrje ose presion mbi KAS-in dëmton jo vetëm integritetin e këtij organi të pavarur, por edhe frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional në sportin tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KOK-ut.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 31/10/2024 31/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?