KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KS i OKB-së po diskuton për Kosovën, Ziadeh kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë
Politikë

KS i OKB-së po diskuton për Kosovën, Ziadeh kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Kosova News
Kosova News 17:43 -30/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për Kosovën, përkatësisht për raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë. 

Shefja e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh tha se që nga sulmi në Banjskë vazhdon të bëjë thirrje për llogaridhënie të kryerësve të këtij akti përmes një hetimi të thellë e proces gjyqësor të plotë.

“Ato janë esenciale për stabilitetin. Një akt i tillë i dhunës është i papërsëritshëm dhe mund të përsëritet më. Në këtë drejtim seanca fillestare gjyqësore është mbajtur më 9 tetor kundër tre të pandehurve nga totali prej 45 të akuzuarve në aktakuzë“, ka theksuar Ziadeh gjatë raportimit në KS të OKB-së.

Ajo tutje ka thënë se në takimet me zyrtarët në Beograd dhe Prishtinë dhe me partnerët ndërkombëtar shihet një aspiratë për një dialog konstruktiv dhe marrëdhënie paqësore, por se sipas saj situata anë terren mbetet e brishtë dhe progresi mbetet vetëm tentativë.

“Gjatë vizitës sime të fundit në veri në shtator, organizatat e shoqërisë civile, palë politike dhe banorët aty kanë theksuar shqetësime serioze për sa i përket ndikimit të veprimeve të njëanshme që prekin të drejtat ekonomike dhe sociale. Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë dhe zyrave komunale që udhëhiqen nga ana e Serbisë kanë kufizuar qasjen e tyre në shërbime kyçe, në veçanti sa i përket komunitetit serb në Kosovë“, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq ka vazhduar me propagandën e autoriteteve të Serbisë, duke thënë se situata në Kosovë është përkeqësuar në mënyrë dramatike, e cila, sipas tij, ka krijuar një klimë mosbesimi dhe frike.

Ai ka kërkuar veprim të shpejtë dhe të vendosur të OKB-së, teksa ka thënë se me kthimin e Kurtit në pushtet ka filluar margjinalizimi i popullatës serbe, duke përmendur 90 sulme ndaj serbëve në Kosovë, por pa ofruar fakte.

Ai ka fajësuar autoritetet e Kosovës se po refuzojnë të hedhin hapa para për formimin e Asociacionit.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Bie për 3 centë çmimi i naftës, MINT-i publikon tarifat e reja

Kosova News 30/10/2024 30/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?